Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Tiranës “Koço Glozheni”, ku një foshnjë 2 javëshe ka vdekur pas lindjes në kushte shtëpie.
Në një komunikim zyrtar policia sqaron se nga veprimet e kryera gruaja(nëna e fëmijës) me inicialet V.K rezulton me çregullime mendore. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe foshnja vdiq në maternite. Shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.