Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vatrat e nxehta gjeopolitike të vitit 2019

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vatrat e nxehta gjeopolitike të vitit 2019

Nga Michael Dempsey

Në qoftë se 2018-a, ishte një vit i shenjuar nga sfidat ndërkombëtare që zienin së brendshmi por u shfaqën si kriza të plota, 2019-a mund të jetë viti i “shpërthimit” të tyre. Si ish-kongresmen dhe pastaj drejtor i Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare, më lejoni të nxjerr në pah 5 sfida të mëdha gjeopolitike, të cilat kam frikë se mund të bëhen më shqetësuese gjatë muajve të ardhshëm.

Siria

Ndërsa disa ekspertë të politikës së jashtme, besojnë se lufta e Sirisë është duke mbaruar, dhe se regjimi i Bashar Al-Asadit ka fituar, ka ende arsye të shqetësohemi rreth drejtimit të këtij konflikti në vitin 2019. Për shembull, armëpushim problematik në Provincën e Idlibit, e cila është shtëpia e mijëra luftëtarëve më ekstremistë Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik të mbetur në Siri, si edhe e 2 milionë civilëve, duket sikur po prishet nga ditë në ditë.

Ditët e fundit ka raportime për bombardime në Idlib, midis forcave të regjimit të Asadit dhe milicive ekstremiste, që Turqiasi pjesë e Marrëveshjes së Soçit në shtatorin e kaluar, duhej t’i zbonte nga krahina deri në tetor të këtij vit. Ka gjithashtu raporte mediatike, se Asadi është

duke zhvendosur njësitë luftarake nga Siria jugore në rajonin e Idlibit.

Ndërsa është e qartë se të gjitha palët në Marrëveshjen e Soçit, do të preferonin që Asadi të rivendoste nën kontrollin  e tij Idlibin nëpërmjet një zgjidhjeje të negociuar, unë mendoj se nuk ka gjasa që ekstremistët të dorëzojnë armët e tyre, apo që Asadi do të lejojë që situata të vazhdojë e tillë edhe për shumë kohë.

Kjo do të thotë që një ofensivë e regjimit për të rimarrë provincën, mund të fillojë brenda muajve të ardhshëm. Vetë OKB-ja paralajmëron, se një përplasje e madhe në Idlib mund të detyrojë deri në 1 milionë sirianë të ikin në veri të kufirit turk – një zhvillim që Ankaraja, që deri tani ka sttehuar më shumë se 3 milionë sirianë, duket e vendosur ta parandalojë.

Ka edhe rreziqe të tjera të mundshme, duke përfshirë sulmet periodike ajrore të Izraelit mbi bazat ushtarake iraniane në Siri, dhe kundërvënien e mundshme iraniane ndaj përpjekjes turke për të eliminuar ndikimin kurd në zonat pranë kufirit turko- sirian, veçanërisht rreth Manbixhit.

Shtëpia e Bardhë, njoftoi planin për të tërhequr forcat amerikane nga Siriame. Dhe kjo ka gjasa të rrisë vendosmërinë e Turqisë për të vendosur trupat e saj në lindje të Eufratit, dhe rrjedhimisht, të rrisë gjasat për përplasje të drejtpërdrejta ushtarake me forcat kurde gjatë muajve të ardhshëm.

Irani

Në prag të vendimit të Uashingtonit, për të ri-vendosur sanksionet ekonomike ndaj Teheranit nëntor, eksportet e iraniane të naftës ranë në rreth 1 milionë fuçi në ditë, nga një kulmim prej rreth 2.5 milionë fuçi gjatë pranverës. Kjo e ka rënduar më tej situatën e vështirë ekonomike në vend.

FMN vlerëson tashmë se ekonomia e Iranit do të tkurret me 1.5 përqind këtë vit, dhe rreth 3.5 për qind në vitin 2019. Kjo do të thellojë pakënaqësinë e qytetarëve iranianë, me korrupsionin endemik të qeverisë, papunësinë e lartë (sidomos në mesin e rinjve të arsimuar) por edhe mungesës së shpeshtë të ujit të pijshëm.

S’ka ka dyshim se ky bashkim faktorësh, do të prodhojë një vit të trazuar për regjimin iranian. Kujtojmë se Irani përjetoi një sërë protestash anti-qeveritare në fillim të vitit 2018, kryesisht për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike, dhe se ekonomia ka gjasa të jetë shumë më keq vitin e ardhshëm.

Ndonëse shumica e ekspertëve, besojnë se Teherani do të përpiqet të shmangë një konflikt ushtarak me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij rajonalë, ata shqetësohen se ndërsa presioni ekonomik dhe politik rritet, po kështu shtohet edhe shansi për një keqpërdorim të regjimit, ose një përballje ushtarake aksidentale, e cila do të përshkallëzohej më shpejtësi.

Rusi-Ukrainë

Ekzistojnë shenja shqetësuese, se Moska mund të përgatitet të shtojë presionin e saj mbi Kievin. Lëvizja e Rusisë në fund të nëntorit në Ngushticën Kerç, me kapjen e 3 anijeve ukrainase dhe arrestimin e dhjetëra marinarëve ukrainas, i ka çuar tensionet në kulm. Ka ndërkohë edhe raporte mediatike, se Rusia po zhvendos njësi ushtarake më pranë kufirit ukrainas.

Këto raporte, e nxitën presidentin ukrainas Poroschenko të shpallte ligjin ushtarak për 30 ditë, dhe të deklaronte publikisht shqetësimin e tij, se Rusia mund të nisë në çdo moment një ofensivë tokësore kundër Ukrainës.  Por çfarë po e nxit agresionin e fundit të Rusisë ?

Sipas mendimit tim, ka shumë gjasa që presidenti Putin, e pranon tanimë se marrëdhëniet SHBA-Rusi do të jenë të ngrira për një të ardhme të parashikueshme, dhe se sanksionet perëndimore kundër Rusisë, nuk kanë të ngjarë të përfundojnë së shpejti. Për pasojë, ai mund të mendojë se ka pak për të humbur nga përpjekja për të 2-fishuar përfitimet e tij në Ukrainë.

Kina

Për t’iu kundërvënë sfidës diplomatike dhe ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Jugore vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë rritur vazhdimisht praninë e saj ajrore dhe detare në zonë. Pekini ka mbrojtur publikisht pretendimet e tij ndaj ishujve të Detit të Kinës Jugore, duke vazhduar ndërtimin e bazave ushtarake në rajon.

Për mendimin tim, perspektiva e një përballjeje të paevitueshme ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është ndoshta edhe më shqetësuese sot, duke pasur parasysh retorikën e nxehtë nga të dyja palët, për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme tregtare. Në fakt, është e vështirë të imagjinohet që presidenti Trump ose presidenti Xi, të jenë në gjendje të de-përshkallzojnë me lehtësi situatën, në rastin e një përballjeje ushtarake

Korea e Veriut

Ka të ngjarë që presidenti Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të takohen sërish në fillim të vitit të ri, çka do t’i mbajë së paku të ulëta tensionet mes dy vendeve gjatë muajve të ardhshëm, dhe do të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve personale mes dy udhëheqësve, të kultivuara që në samitin e Singaporit.

Por unë pres të ketë pak arritje konkrete nga të dyja palët nga këto bisedime, dhe ne duhet  të përgatitemi të shohim një Kim sërish agresiv më vonë gjatë vitit të ardhshëm. Historia diplomatike e Koresë së Veriut, sugjeron se Pheniani ka më shumë gjasa të fitojë lëshime konkrete përmes rritjes së presionit ushtarak.

Dhe në mungesë të lëshimeve kuptimplota, si zbutja e sanksioneve ekonomike të SHBA-së  apo një anulim i vazhdueshëm i stërvitjeve ushtarake amerikane me Korenë e Jugut, Kim ka të ngjarë të ketë sërish një sjellje agresive. Çfarë mund të bëjë ai?

Mund të kërcënojë t’ia shesë armët konvencionale dhe të avancuara si dhe teknologjinë e vet bërthamore, një liste vendesh të gatshme duke përfshirë Iranin, Pakistanin dhe Sirinë. Ai mund të ndërmarrë sulme kibernetike në shkallë të gjerë, kundër interesave tregtare të Koresë së Jugut apo Perëndimit. /Bota.al

 

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

22:54 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran
Bota

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Next Post
Armina s’do ia falte kurrë Shkëlzen Berishës nëse do e tradhtonte

Armina s’do ia falte kurrë Shkëlzen Berishës nëse do e tradhtonte

S’ka më krizë, Greqia do të rrisë pagën minimale

S’ka më krizë, Greqia do të rrisë pagën minimale

Dorina Mema: A tregohet bashkëshorti në Shqipëri? Ta marrin!

Dorina Mema: A tregohet bashkëshorti në Shqipëri? Ta marrin!







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com