Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Vasil Ruci, FSHF-s: Faleminderit për ftesën, por kam frikë të vij

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Vasil Ruci, FSHF-s: Faleminderit për ftesën, por kam frikë të vij

Vasil Ruci, legjenda e futbollit vlonjat është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për artin që ai dhuron me top. I lënë në harresë për më shumë se një dekadë nga FSHF, Rucit nuk i ka pëlqyer fakti që në momentin që ai po i kritikon ata i bëjnë një ftesë për të marrë pjesë në mbrëmjen gala. Nuk i ka pëlqyer që ka qenë kaq i anashkaluar nga FSHF-ja dhe në këtë fundvit u ka dhënë një përgjigje epike drejtuesve të FSHF-së.

Pikërisht me një mesazh fare të shkurtër përmes telefonit. “Panorama Sport” zbulon se, pak ditë para mbrëmjes Gala të FSHF-së, një prej zyrtarëve të lartë të kësaj të fundit, në emër të institucionit i ka dërguar një mesazh në numrin e tij personal Vasil Rucit, duke e ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë të premten në ceremoninë e fundvitit. Mirëpo, ish-sulmuesi bëri një “driblim” të rrallë, teksa, pasi refuzoi të pranonte ftesën, i ktheu edhe një përgjigje nga ato që i kanë të gjitha brenda.

“Faleminderit për ftesën pas 15 viteve, por kam frikë të vij se mos më jepni bukë të helmuar si Petro Nini Luarasit…”, ishte mesazhi epik i Vasil Rucit.

KONFIRMIMI – Për të konfirmuar gjithçka, u kontaktua vetë legjendën e futbollit vlonjat. Ky i fundit sqaroi pse kishte refuzuar të merrte pjesë në ceremoninë e FSHF-së, ku mes të tjerave u nderuan edhe 13 ish-futbollistë, të cilët kanë luajtur edhe në periudhën kur Ruci bënte “çudira” me topin.

“Në fakt, ata kanë 15 vite që nuk më thërrasin në ceremonitë që bëjnë. Mirëpo, tani që unë i kritikoj, më ftuan. Më erdhi një mesazh në celular, ku më bëhej me dije se isha i ftuar në mbrëmjen që do të organizohej të premten në Tiranë. Numri ishte i një zyrtari të lartë të FSHF-së, por emri pak rëndësi ka ta them tani”, është shprehur fillimisht Ruci, për të treguar më pas historinë e mesazhit. “Menjëherë i ktheva këtë SMS që ju po më tregoni. Tani çfarë duan këta nga unë!?

Nuk u servilosem dot, sepse nuk e kam për karakter. U thashë që faleminderit pas gjithë këtyre viteve, por kam frikë se buka që do të ha është me helm dhe do të ma bëni si Petro Nini Luarasi”, tregon ish-sulmuesi i Flamurtarit të artë të viteve ’80. Në fund, Ruci kërkon ta mbyllë me një shprehje që i ka ngelur në mendje nga i ati i tij.

“Babai më ka thënë një fjalë dikur dhe nuk mund ta harroj. Ne burrat kemi një kockë te gurmazi dhe ajo mban shumë. Unë jam nga ata që e kam kockën në gurmaz”. Gjatë viteve të fundit, Ruci ka qenë shpesh kritik me mënyrën se si FSHF-ja po administron kampionatin shqiptar. Kryesisht, ai ka akuzuar gjyqtarët duke iu referuar edhe urdhrave që marrin për të dëmtuar ekipe të caktuara, e më konkretisht Flamurtarin e këtij sezoni.

Vetëm pak javë më parë, Ruci u bëri thirrje katër ish-anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së që të japin dorëheqjen. Ish-sulmuesi vijon të jetë pjesë e administratës së klubit kuqezi, teksa nuk mungon në çdo takim të vlonjatëve, madje, shpesh i ngjan një tifozi ultras.

Tags: FaleminderitfrikeFSHF-sftesënKamRuçiVasilvij

TË LIDHURA

Cilësohej një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, sulmuesi i jep lamtumirën futbollit
Sport

Cilësohej një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, sulmuesi i jep lamtumirën futbollit

22:01 | 14/08/2025
Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’
Rajoni

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

20:44 | 14/08/2025
Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s
Sport

Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

18:14 | 14/08/2025
Next Post
Vdekja e Florenc Beqirajt/Bushati: Hetimet vijojnë, politika të mos bjerë në kurth

Vdekja e Florenc Beqirajt/Bushati: Hetimet vijojnë, politika të mos bjerë në kurth

Capello: Pa mua Ibrahimovic nuk do të ishte bërë një lojtarë kaq i suksesshëm

Capello: Pa mua Ibrahimovic nuk do të ishte bërë një lojtarë kaq i suksesshëm

Kazinotë mbyllin 2017-ën me fitime kolosale

Kazinotë mbyllin 2017-ën me fitime kolosale

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com