Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Vajza nuk ishte e virgjër!”, deklarata në gjyq që po nxit revolta publike në Turqi

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
“Vajza nuk ishte e virgjër!”, deklarata në gjyq që po nxit revolta publike në Turqi

ANKARA – Mbrojtja në gjyq e dy të akuzuarve me argumentin se “vajza nuk ishte e virgjër”, ka provokuar protesta të shumta të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të femrës në Turqi.

Şule Çet, viktima 23-vjeçare, studente, humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i 20-të i një kulle në Ankara, mëngjesin e 29 majit 2018.

Avokatët e dy të dyshuarve të akuzuar për përdhunim dhe vrasjen e bashkëpunëtores së tyre kanë shkaktuar një zemërim kombëtar, kur kanë prezantuar përpara gjykatës si provë faktin se “viktima nuk ishte e virgjër”.

Dy partnerët në biznes, Çağatay Aksu dhe Berk Akand (në foton më poshtë), u paditën nga një prokuror për sulm seksual dhe vrasjen e studentes 23 vjeçare universitare Şule Çet, duke e hedhur nga dritarja e një kulle në Ankara.

Të dyshuarit, të cilët u paraqitën para gjyqtarit në Gjykatën për Krime të Rënda nr. 31 në Ankara më 6 shkurt, thanë se ishin të pafajshëm. Aksu pohoi se Çet, e cila ishte duke punuar si ndihmëse e tij, u hodh nga dritarja e zyrës në katin e 20 të ndërtesës, ndërkohë që ai u përpoq ta ndalonte, pasi kishin dëgjuar muzikë dhe pirë alkool në zyrë deri natën vonë. I dyshuari tjetër, Akand, tha se ishte i dehur dhe nuk mund të mbante mend se çfarë ndodhi atë natë.

Mes deklaratave shpesh kontradiktore, dy të dyshuarit gjithashtu nuk arritën të shpjegonin qartë se pse e pastruan plotësisht zyrën pasi Çet u hodh nga dritarja (foto më poshtë). Dyshimet u shtuan edhe prej faktit se në xhamin e dritares dhe në gotat që kishin pirë alkool nuk u gjetën shenja gishtash. Gjithsesi ADN-ja e njërit prej tyre, Akandit, u gjet brenda dy thonjve të gishtave të viktimës. Dy raporte private të ekspertëve treguan gjithashtu se viktima kishte në ije një tjetër shenjë të shkaktuar nga goditje humane si dhe një kockë të thyer në fytin e saj.

I akuzuari tjetër, Aksu mohoi se kishte marrëdhënie me vajzën, ndërkohë që provat në dosje tregojnë se, pak para vdekjes, vajza i kishte dërguar një mesazh nga celulari një mikut të saj, ku thuhej: “nuk më lejon të largohem nga zyra pasi ka rënë në dashuri me mua .”

Avokati i Aksu, nga ana tjetër, akuzoi avokatët mbrojtës të viktimës se “po bëjnë pyetje si të ishin detektivë”.

“Prokuroria ka kaq shumë mangësi në aktakuzë, sa është bërë qesharake,” tha avokati, duke theksuar se viktima nuk ishte “e virgjër dhe se nuk u gjet asnjë plagë apo prerje në zonën e saj anale”.

Më pas, më 7 shkurt, avokati mbrojtës u përpoq të shfajësonte deklaratën, kur disa media e komentuan si “skandaloze”.

Gjykata shtyu seancën dëgjimore në datën 15 maj, duke vendosur vazhdimin e mbajtjes në arrest të të dyshuarve.

Shumë aktivistë e shohin procesin për ngjarjen si një test prove të pikëpamjeve të gjyqësorit turk mbi të drejtat dhe liritë e femrave në një vend ku vetëm gjatë vitit 2018 janë vrarë nga burrat e tyre abuzivë, të dashurit ose të afërmit meshkuj, 440 femra.

Disa shoqata të grave, që morën pjesë në seancën e parë të gjykimit, mbajtën tabela që lexonin “Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo drejtësi vetëm për burrat”.

“Şule Çet ishte një studente e cila duhej të punonte për të fituar jetesën. Vdekja e saj u maskua si një vetëvrasje në mënyrë që vrasësit e saj të liroheshin. Ne vazhdojmë të këmbëngulim se ishte vrasje. Prania jonë këtu është një arritje për lëvizjen femërore në Turqi”, thanë anëtarët e Shoqatës së Grave të Ankarasë para nisjes së procesit. Hurriet Daily News

Përktheu dhe përshtati, TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”
Bota

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”

18:01 | 21/10/2025
Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump
Bota

Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

17:23 | 21/10/2025
Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera
Bota

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

17:02 | 21/10/2025
Next Post
VIDEO/ Banesa sociale përfshihet nga flakët

VIDEO/ Banesa sociale përfshihet nga flakët

Forcat policore në FHF, Mark Marku: Rama nxehet në diell, do e çojmë rastin në gjykatë

Forcat policore në FHF, Mark Marku: Rama nxehet në diell, do e çojmë rastin në gjykatë

VIDEO/ Mësoni 10 arsyet se përse mund të rrëzohet një avion

VIDEO/ Mësoni 10 arsyet se përse mund të rrëzohet një avion







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Rama: Qendra pritjeje për emigrantët e paligjshëm, kurrë në Shqipëri
Politikë

Rama: Qendra pritjeje për emigrantët e paligjshëm, kurrë në Shqipëri

by mirseda
18:03 | 21/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit...

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”

Izraeli i kundërpërgjigjet Kanadasë: “Rishqyrto deklaratat për arrestimin e Netanyahut.”

18:01 | 21/10/2025
Tom Doshi pas daljes nga SPAK: “Mos u shqetësoni, s’ka lidhje me mua.”

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: “Mos u shqetësoni, s’ka lidhje me mua.”

17:59 | 21/10/2025
PS e PD dorëzojnë kandidatët për Komisionin Rregullator në KQZ, demokratët propozojnë Ristanin

PS e PD dorëzojnë kandidatët për Komisionin Rregullator në KQZ, demokratët propozojnë Ristanin

17:48 | 21/10/2025
Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

17:23 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com