Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vajza e tij denoncoi mjekun për abuzim seksual, reagon babai: Dua drejtësi!

3 javë ago
in Aktualitet

Babai i 21-vjeçares që pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku kirurg N. Nunka në Korçë, i arrestuar tashmë nga policia, ka rrëfyer momentet e përjetuara nga familja e tij, duke kërkuar drejtësi për vajzën. Sipas tij, gjithçka nisi pasi familja kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shqipëri dhe vajza shfaqi probleme shëndetësore.

“Kam bërë mbrëmë një denoncim për vajzën time për ngacmim seksual. Kishim dy javë që kishim ardhur nga Gjermania. Vajza kishte të vjella dhe dhimbje stomaku. Pas analizave në spital, mjekët thanë se kishte apandesit dhe u fut në operacion,” tregoi ai.
Babai pretendon se pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjeku Niko Nunka ka kryer veprime të papërshtatshme ndaj vajzës gjatë trajtimit.
Vajza më tha se doktori i vinte duart, i aplikonte krem dhe kishte tentuar edhe ta puthte. Madje i kishte kapur fytyrën. Kur ia vendoste kremin, i thoshte nënës sime të mos shikonte nga ajo anë,” deklaroi ai.
Sipas babait, vajza nuk kishte folur më herët nga frika se mos shkaktonte konflikt. “Ajo më tha se ishte rast i përsëritur, por nuk më kishte treguar sepse kishte hall mos bëja sherr. Vetëm ditën e fundit mora vesh çfarë kishte ndodhur dhe lajmërova menjëherë policinë,” tha ai.
Ai hodhi akuza edhe ndaj sistemit shëndetësor, duke pretenduar se kishte paguar para në dorë për trajtimin e vajzës. “Po e them hapur që i kam dhënë edhe lekë në dorë doktorit. Kërkoj drejtësi dhe që ai të marrë dënimin maksimal. Më kanë thënë se ka pasur edhe raste të tjera,” u shpreh babai i të resë. 21-vjeçarja ndodhet aktualisht në shtëpi dhe sipas familjarëve është në gjendje të rënduar psikologjike pas ngjarjes. Babai deklaroi se nuk do të largohet nga Shqipëria pa u zbardhur çështja dhe paralajmëroi se do të ndjekë rrugët ligjore edhe jashtë vendit.

TË LIDHURA

Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Next Post

Meta sërish pas kafazit prej xhami në seancën e dytë në themel në GJKKO. Ish-presidenti përshëndet

Berisha: Protestë 100 vetash?! Ajo ishte një uragan!

ISHP qetëson popullatën: S’ka vend për panik, asnjë rast në Shqipëri!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

by mirseda
22:45 | 04/06/2026
0

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Andoni Iraolas si trajnerin e ri të skuadrës, me spanjollin që...

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com