Vajza e ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi ka festuar ditëlindjen, teksa ka mbushur 17-vjeçe. Sigurisht, në këtë ditë të rëndësishme për të, Aleksia ka festuar me miqtë e saj më të mirë, momente këto që i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Por, ajo që ka rënë në sy është torta që miqtë e saj i ishin përgatitur. Ata kanë porositur një tortë me fytyrën e të famshmit nga Durrësi, Ardi Daullxhiut.
Mesa duket, miqtë e saj dhe Aleksia kanë ndonjë batutë më Ardin e famshëm, që vendosën të bëjnë ‘pjesë’ të ditëlindjes së bukuroshes.