Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ushtrimet fizike, a ka kufij mes përfitimit dhe dëmtimeve?

4 vjet ago
in Kryesore
Ushtrimet fizike, a ka kufij mes përfitimit dhe dëmtimeve?

Ushtrimet fizike ndikojnë në uljen e riskut për sëmundje koronare të zemrës në disa mënyra. Konkretisht bëhet fjalë për uljen e obezitetit, uljen e tensionit arterial, uljen e nivelit të triglicerideve dhe yndyrave të këqija, teksa ndihmojnë edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si dhe në uljen e përgjithshme të nivelit të stresit. Megjithatë kryerja e aktiviteteve fizike është e kushtëzuar edhe nga veçoritë individuale të organizmit. Çka do të thotë se jo gjithmonë të njëjtat ushtrime mund të mbartin të njëjtat efekte tek persona të ndryshëm.

Në çdo rast është e nevojshme që mjeku të vlerësojë paraprakisht mundësitë e individit apo pacientit për të kryer aktivitetet fizik. Për të mos u përballur me dëmtime të muskujve apo të ligamenteve specialistët e shëndetit publik detajojnë edhe parimet kryesore si : “siguria, elasticiteti, rezistenca dhe kënaqësia”.

Këto parime të cilat duhet të paraprijnë kryerjen e aktiviteteve fizike të shëndetshme dhe në dobi të luftimit të problemeve të zemrës, që të mos kemi dëmtime të ndryshme, pro vetëm përfitime.

Siguria

Para nisjes së një aktiviteti fizik duhet pasur parasysh gjithmonë siguria (së pari mos dëmto!), sidomos në rastet kur ekziston tashmë një sëmundje koronare e zemrës. Fillimi i aktivitetit fizik duhet të jetë gradual dhe përzgjedhja e llojeve të ushtrimeve duhet të jetë shumë e kujdesshme. Duhet shmangur entuziazmi i fillimit duke nisur me gjysmën e sasisë së ushtrimeve që personi beson se mund të kryejë. Gjithmonë para fillimit të aktivitetit fizik këshillohet kryerja e nxehjes, e shoqëruar me pesë minuta pushim pas saj.

Elasticiteti

Elasticiteti i muskujve, tendinave, si dhe ligamenteve është një komponente tjetër shumë e rëndësishme që duhet marrë në konsideratë kur merret parasysh nisja e kryerjes së aktivitetit fizik. Në mënyrë që të shmangen dëmtimet apo dhimbjet e muskujve dhe ligamenteve, si dhe për të zhvilluar në maksimum lëvizshmërinë e kyçeve të gjymtyrëve, shpinës dhe qafës, është e këshillueshme kryerja e zgjatjes së muskujve në qetësi. Elasticiteti apo niveli i tërheqjes mund të matet duke tentuar prekjen te majat e këmbëve me trupin të përkulur. Në rast se kjo kryhet lehtësisht atëherë kemi të bëjmë me një elasticitet të mirë. Në rast se duart arrijnë deri tek kyçi i këmbëve kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një elasticitet mesatar dhe se ka nevojë për më shumë ushtrime. Në rast se duart arrijnë vetëm diku deri në mes të gjunjëve dhe thembrave elasticiteti është i pamjaftueshëm. Ushtrimet e jogës, gjimnastika në kushtet e shtëpisë janë të mjaftueshme për të ndryshuar këtë balancë dhe për të bërë zgjatjen e duhur të muskujve.

Rezistenca

Rezistenca dhe aerobia kanë të bëjmë me aftësinë për të vazhduar një aktivitet pa t’u mbajtur fryma. Sa më e madhe të jetë rezistenca, aq më i mirë është qarkullimi i gjakut në këto kushte më shumë oksigjen do të shkojë në muskujt jetikë të organizmit. Sa më e madhe rezistenca aq më efikase dhe të ngadalshme janë rrahjet e zemrës, çka e bën këtë të fundit që të durojë më shumë dhe më gjatë në situata ku stresi është më i fortë.

Matja e rezistencës

Prova e rezistencës mund të kryhet me ngjitjen e rreth 20 shkallëve dhe vazhdimin e një dialogu pa t’u mbajtur fryma. Nëse personi është mbi 50 vjeç ai duhet të jetë i aftë që të vrapojë pa iu mbajtur fryma për rreth dy minuta. Ndërsa për personat nën 50 vjeç kjo duhet të zgjaste 3 minuta. Një indikator shumë i rëndësishëm i rezistencës është pulsi. Maksimumi i pulsit që zemra arrin është 220 rrahje në minutë, por ky maksimum ulet me një rrahje më pak për çdo vit jete. Pra për gjetjen e pulsit maksimal duhet hequr nga 220-ta, mosha e personit. Gjatë ushtrimeve fizike pulsi duhet të jetë 70 për qind e pulsit maksimal për moshën e personit. Një formulë më e thjeshtuar për të llogaritur pulsin e rekomanduar gjatë aktivitetit fizik është si në vijim : (200- mosha e personit-40). Për shembull nëse një person është 52 vjeç dhe pa eksperiencë fizike, pulsi i rekomanduar i tij do ishte 200-52-40=108. Nuk duhet që gjatë ushtrimeve pulsi i zemrës të kalojë pulsin e rekomanduar, pasi jo vetëm që vlera e përafruar do të ishte shumë e ulët, por do të vihej zemra në një stres të padëshiruar. Nëse personi është një pacient që ka shtëngime në gjoks, tension të lartë të gjakut, apo merr beta bllokante, pulsi i rekomanduar duhet të jetë edhe më i ulët se sa ai i rekomanduar më lart.

Kënaqësia

Nëse gjatë kryerjes së ushtrimeve fizike personi nuk do të gjente asnjë lloj kënaqësie por vetëm mërzi dhe lodhje, atëherë mundësia për ta lënë këtë aktivitet është shumë e madhe. Nëse ushtrimet fizike nuk kryhen në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme do të përballemi me mungesë të efekteve. Është e nevojshme që të kryhen të paktën tre herë në javë nga 15-20 minuta ushtrime intensive dhe kjo të vazhdojë për të paktën 6 javë në mënyrë që të vërehen shenja të përmirësimit të rezistencës tek forca muskulore. Seancat e para mund të japin vetëm pak dhimbje të gjymtyrëve, por pasi ushtrimet të jenë bërë zakon do të jetë vetë trupi që do të kërkojë kryerjen e tyre. Kjo edhe në rastet kur ju harroni apo përtoni që t’i kryeni.

Pse është i rëndësishëm aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime, kanë me pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu diabetin jo insulin-vartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor permanent mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara po të krahasohen me personat që janë më pak aktive. Mënyra aktuale e jetesës kërkon aktivitet më të paket fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, shikimit të televizorit dhe aktivitetit të pakët fizik në shtëpi, për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike. Kësaj i shtohen edhe zakone të tjera të mënyrës së jetesës (si pirja e duhanit), shtimi i peshës, të cilat kontribuojnë në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike. Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor risku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike. Rekomandohen ushtrimet e përditshme, ecja, vrapimi, kërcimi, noti etj. Njerëzit të cilët kanë futur në rutinën e mënyrës së tyre të jetesës skemën e ushtrimeve, kanë përmirësime të mirëqenies së tyre fiziologjike dhe psikologjike.

 

 

Tags: mjeksishendetistilushtrime fizike

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
17:00 Formula 1 / rikthehet asfalti, Hamilton – Verstappen që në kthesën e parë

17:00 Formula 1 / rikthehet asfalti, Hamilton - Verstappen që në kthesën e parë

Basha me të rinjtë në Elbasan, e quan Ramën kërpudhë helmuese

Basha me të rinjtë në Elbasan, e quan Ramën kërpudhë helmuese

Nisja e vaksinimit masiv, Rama: Dita më e bukur e jetës sime politike

Nisja e vaksinimit masiv, Rama: Dita më e bukur e jetës sime politike

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com