17:00 Formula 1 / rikthehet asfalti, Hamilton – Verstappen që në kthesën e parë

Verstappen kundër Hamiltonit

Më në fund, dy nga emrat më të mëdhenj në asfaltin e F1 duket se kanë makina që do të sjellin një betejë të vërtetë për titullin këtë sezon

Për herë të parë në epokën hibride – shtatë sezone deri më tani – Mercedesi nuk ka siguruar pole position në garën e parë të një sezoni të ri. Jemi mësuar aq shumë të shihnim ‘Shigjetat e Argjendta’ të godisnin në asfalt sa që edhe pas një parapërgatitjeje-sezoni të vështirë ende nuk ishim të sigurtë deri në fund të Q3 nëse ata do ta humbnin pole positionin apo jo, por forma para-sezonale e Red Bullit u pasqyrua edhe dje në provat zyrtare.

Max Verstappen fillon nga pole positioni për herë të katërt në karrierën e tij dhe do të ketë në krah kampionin në fuqi Leëis Hamilton. Është pothuajse një vijë nisjeje simbolike dhe në aspektin e sfidantit të ri që përpiqet të marrë kurorën nga piloti më i suksesshëm në histori, dhe me ritmin e treguar duket sikur Verstappen ka një avantazh.

Por Hamiltoni duhet ta dijë se çfarë goditje e madhe do të ishte nëse ai do të mund të gjejë një mënyrë për të fituar pavarësisht një deficiti të vogël të makinës këtë fundjavë, dhe tashmë, pas rezultatit të provave zyrtare është inkurajuar që hendeku nuk është dhe aq i madh sa kishte frikë pas testimeve.

Një gjë është e sigurt: ai nuk do ta lejojë Maksin t’ia rrëmbejë aq lehtë kurorën dhe beteja që në kthesën e parë do të jetë emocionuese për t’u parë.