Në komunë e Leposaviqit i është ngritur përmendore një ushtari serb të vrarë në luftimet e Koshares në vitin 1999.
Bëhet fjalë për Zoran Mijatoviçin, ku u tha se u vra nga “terroristët shqiptarë”.
Vdekja e tij në luftime i përket 15 prillit të ’99-ës, pra në kulmin e dramës kosovare në njërën anë, e nga ana tjetër luftimeve në terren mes forcave serbe e atyre të UÇK-së.
Eshtrat e tij gjetën dhe u varrosën në vitin 2003.
Zbulimi i përmendores së ushtarit serb, u organizua me të pranishëm zyrtarë të komunës së Leposaviqit dhe të ftuar të tjerë, të cilët përkujtuan, siç thanë, “ditët e lavdishme të ushtrisë së Serbisë në mbrojtje të territorit saj, Kosovës e Koshares”.
Lufta e Koshares, mbahet si më e përgjakshmja mes UÇK-së dhe forcave serbe, si dhe me heroikja nga ushtria kosovare.