Pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe mori zonën e Krimesë, ata iu futën punës që të lidhnin këtë zonë me Rusinë. Ata ndërtuan në kohë rekord urën më të mëdha në Europë, mbi detin e Zi, e cila bën të munduar lidhjen e Krimesë me Krasnodarin, qytet rus.
U deshën mijëra njerëz dhe 27 muaj për të ndërtuar një urë prej 19 km që lidh Krimenë me kontinentin e Rusisë. Ura e Krimesë u hap fillimisht për veturat.
Videoja u prodhua nga pamjet e fotografuara gjatë muajve të gjatë të ndërtimit për të përkujtuar datën në nder të të gjithë punës së vështirë për të vënë në jetë projektin.
Ndërsa ura tashmë është funksionale, ende nuk është përfunduar. Pjesa e dytë, e cila është menduar për trenat, është ende në ndërtim e sipër dhe do të jetë gati vitin e ardhshëm.
Por përplasjet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar edhe kohët e fundit, dhe kanë ndodhur pikërisht në këtë zonë. Forcat ruse kanë ndaluar kalimin e tre anijeve mallrash ukrainase të kalojnë e cila shkaktoi një tension të madh mes dy shteteve. TIRANA TODAY