Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Uotergejt, historia e njërit prej skandaleve më të mëdha politike në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Uotergejt, historia e njërit prej skandaleve më të mëdha politike në SHBA

Ishte 17 qershori i vitit 1972 kur Frenk Uills, një roje sigurie që punonte në kompleksin e zyrave të Hotel Uotetgejt në Uashington, vuri re një copë shiriti ngjitës në derën midis shkallëve dhe parkimit nëntokësor dhe njoftoi menjëherë policinë.

Kur mbërriti kjo e fundit, 5 burra – Bernard Barker, Virxhilio Gonzalez, Eugenio Martinez, Xhejms W.Mekord Xhunior dhe Frank Starxhis – u zbuluan dhe u arrestuan për hyrjen e paligjshme në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik, organizata kryesore që merret me organizimin e fushatës elektorale dhe mbledhjen e fondeve në Partinë Demokratike në SHBA.

Historia e skandalit Uotergejt

Të arrestuarit ishin duke punuar në një operacion spiunazhi që përfshinte mes të tjerash edhe vetë presidentin e atëhershëm Riçard Nikson. E vërteta u zbulua nga 2 gazetarët e të përditshmes “The Washington Post”, Bob Uduord dhe Karl Bernshtein, edhe me ndihmën e nëndrejtorit të atëhershëm të FBI-së, Mark Felt.

Për Niksonin, i përfshirë drejtpërdrejt në atë akt spiunazhi, ishte fillimi i fundit të presidencës dhe karrierës politike. Opinioni publik amerikan e kuptoi atë se çfarë po ndodhte pasi “The Washington Post” botoi79 artikuj në faqen e saj parë, të cilat u pasuan nga investigimet e 2 gazetarëve.

Investigimi i “The Washington Post”

“The Washington Post”, ishte një nga gazetat e pakta që ndoqi rregullisht progresin e hetimeve mbi atë operacion. Drejtori i gazetës, Benxhamin Bredli, vendosi t’ia caktojë ndjekjen e kësaj çështje me kohë të plotë 2 gazetarëve të rinj në moshë, entuziastë dhe të vendosur.

Bob Uduord kishte qenë dikur një oficer i Marinës Amerikane, ndërsa Karl Bernshtein kishte tashmë një karrierë 12-vjeçare në gazetari. Uduord dhe Bernshtein treguan vendosmëri dhe mprehtësi gjatë investigimit të tyre. Ata nuk hezituan të kontaktonin qindra njerëz për të mbledhur informacione, teksa ndoqën edhe pistat hetimore që me sa duket u anashkaluan nga hetuesit federalë.

Filmi

“Të gjithë njerëzit e presidentit”, është filmi më i famshëm që është bazuar mbi ngjarjet e skandalit Uotergejt. Në këtë film, në rolin e gazetarëve interpretojnë aktorët e mirënjohur Robert Redford dhe Dastin Hofman. Bazuar në librin me të njëjtin titull të shkruar nga gazetarët Bob Uduord dhe Karl Bernshtein, filmi përshkruan investigimin e “The Washington Post” që çoi në skandalin Uogergejt të vitit 1974.

Filmi rezultoi të ishte një sukses i madh si për audiencën ashtu edhe kritikët. Filmi mori tetë nominime përçmimin Oskar, duke fituar 4 prej tyre, përfshirë atë të Uilliam Goldman për skenarin më të mirë jo-origjinal dhe Xhejzën Robards për aktorin më të mirë dytësor.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/storie/watergate-storia-scandalo-politico/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
”Euro 2020”/ Austria përballet me Italinë në 1/8, Holanda pret rivalin

''Euro 2020''/ Austria përballet me Italinë në 1/8, Holanda pret rivalin

Humbi luftën por fitoi zgjedhjet, Pashinyan sërish kryeministër i Armenisë

Humbi luftën por fitoi zgjedhjet, Pashinyan sërish kryeministër i Armenisë

Video/ Divorcohet nga burri, 42-vjeçarja turke feston me fishekzjarre e daulle

Video/ Divorcohet nga burri, 42-vjeçarja turke feston me fishekzjarre e daulle







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com