E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Video/ Divorcohet nga burri, 42-vjeçarja turke feston me fishekzjarre e daulle

Një 42-vjeçare në Turqi, ka vendosur që të festojë divorcin nga bashkëshorti i saj, me fishekzjarre dhe daulle, një mënyrë e njëjtë festive si ajo e para 18 viteve, kur u martua.

Çilem Ulkerler, përfundoi me sukses ndarjen nga bashkëshorti, një proces gjyqësor që zgjati për rreth dy vite, dhe pas daljes nga gjykata, ajo festoi në oborrin e shtëpisë ku banon, shkruan Sozcu.

Ulkerler e quan fitore përfundimin e procesit gjyqësor, madje dhe muzikanti i thirrur në ceremoni, deklaron që është hera e parë që merr pjesë në një ngjarje të tillë.

“Unë kam qenë e martuar për 18 vjet. Isha e ekspozuar ndaj një konflikti të rëndë, presionit ekonomik dhe dhunës fizike. Jam shumë e lumtur që jam divorcuar. Kam kaluar ditë shumë të vështira. Mendoj se divorci ishte fitorja ime. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.”, tha ajo.

Çilem është nënë e dy fëmijëve dhe punon si mësuese, ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Arsyeja e ndarjes, ishte dhuna sistematike dhe problemet ekonomike të çiftit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...