Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Universitetet, aplikimet dhe formula e llogaritjes së pikëve për degën e preferuar

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Universitetet, aplikimet dhe formula e llogaritjes së pikëve për degën e preferuar

Garimi në universitete është një tjetër sfidë për maturantët që sapo kanë mbaruar provimet, rezultatet e të cilëve kanë shumë rëndësi. Me pesë elementët e njohur tashmë, ata kanë nisur përllogaritjen e pikëve bazuar në formulën e shpallur për aplikimin në degët që dëshirojnë të studiojnë.

Nëse vjet orientimi dhe drejtimi i maturantëve nëpër universitete ishte i pamundur për shkak të formulës së ndryshuar tërësisht, në garën për vitin e ri akademik vetë maturantët mund t’u referohen pikëve të fituesit të fundit të vitit të kaluar.

Më poshtë paraqitet tabela me pragun minimal hyrës në fazën e parë të shpalljes së fituesve, përpara uljeve të njëpasnjëshme të vizës së kuqe, që ndante fituesit me humbësit. Në garën e këtij viti, raundet mbeten dy, por me faza të përcaktuara regjistrimesh 48-orëshe dhe mendohet se kjo do të garantojë moszvarritjen e procesit.

APLIKIMI

Brenda dhjetë ditësh, të gjitha shkollat e mesme duhet të përllogaritin notën mesatare për secilin maturant që kandidon për ndjekjen e studimeve. Ndërkohë që  përpara aplikimit në portalin e maturës maturanti duhet të dorëzojë pagesën e mandatit prej 2 mijë lekësh në zyrat e postës apo në një bankë të nivelit të dytë, me qëllim hedhjen në sistem të notës mesatare.

Aplikimi online në portalin e maturës nis pas dy javësh, nga 20-29 korriku, dhe bëhet në bazë të një kalendari datash që pritet të publikohet këto ditë nga Qendra për Shërbimet Arsimore. Nga lista e degët, kandidatët do të duhet të listojnë dhjetë programe në universitetet publike e private që ofrohen në vend.

“Maturantët aksesosen në portal me kredencialet e tyre: ID e kandidatit, emri, atësia, mbiemri, karta e identitetit, e-maili i kandidatit e të tjera. Kandidatët zgjedhin deri në dhjetë programe studimi nga lista e programeve të studimit, që ofrohen nga IAL-të publike/jopublike për vitin akademik 2017-2018”, përcaktohet në udhëzimin e Ministrisë për pranimet në universitete. Ashtu si vitin e kaluar, në portal nuk do të mund të aplikojnë ata që nuk kanë pragun minimal hyrës të vendosur nga qeveria: nota 6.

GARA

Në përfundim të procesit të aplikimeve, brenda 23 gushtit, QSHA duhet t’u nisë universiteteve listën e aplikantëve bashkë me të dhënat për secilin prej tyre: notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të maturës, mesataren e gjimnazit, atë të maturës shtetërore, atë të përllogaritur sipas VKM-së nr.346, datë 19.04.2017, dhe indekset e profileve të shkollave të mesme.

Në bazë të treguesve të mësipërm dhe formulës së përcaktuar më herët nga vetë ata, universitetet bëjnë rankimin e kandidatëve në varësi të pikëve të grumbulluara dhe kuotave në dispozicion. Në udhëzimin e Ministrisë për pranimet e reja, ky proces duhet të përfundojë brenda 28 gushtit, datë kur në çdo fakultet janë afishuar listat e aplikantëve fitues, duke i hapur rrugë një ditë më pas procesit të regjistrimeve për fazën e parë.

Tags: aplikimformulamaturantepikeuniversitet

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Ushqimet që duhen konsumuar gjatë verës

Ushqimet që duhen konsumuar gjatë verës

(VIDEO) Samiti i G-20-ës, shpërthen dhuna në Hamburg; Protestuesit djegin makinat dhe përplasen me policinë

(VIDEO) Samiti i G-20-ës, shpërthen dhuna në Hamburg; Protestuesit djegin makinat dhe përplasen me policinë

Duro: Skuadrat shqiptare dështuan, iu mungon një projekt i qartë

Duro: Skuadrat shqiptare dështuan, iu mungon një projekt i qartë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com