Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ultimatumi i Ramës: Zgjedhjet do të mbahen më 18 Qershor

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ultimatumi i Ramës: Zgjedhjet do të mbahen më 18 Qershor

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javorë’, është shprehur se ata që nuk i duan zgjedhjet e 18 qershorit, kanë frikë nga drejtësia. Ndërsa, më tej, në fjalën e tij ai u shpreh se: “Askush të mos e mendojë që më 18 qershor populli do të ndalohet të zgjedhë”.

“Pse mendoj që në Shqipëri po merr formë një qasje e re politike kundrejt BE-së. Një qasje që i bie ndesh përpjekjes popullore të dhjetorit, që formoi politikën e këtyre 20 viteve. Frika nga drejtësia po i jep jetë qasjes destruktive të PD-së, e ka kthyer ditën e gjykimit të popullit më 18 qershor, në një ditë që politikanët e korruptuar në çadër nuk duan të vijë kurrë. Janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë, janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. Nuk e duan 18 qershorin, ditën e gjykimit të popullit sovran.

 Kemi humbur shumë kohë e energji për njerëzit e këtij vendi dhe janë gati ta hedhin në erë urën që me zor kemi ngritur për të shkuar në Europë. Ata janë gati të na ndajnë edhe një herë për së gjalli nga Europa e ekonomisë së lirë. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së se e duan Shqipërinë si çiflig. Ata që nuk e duan 18 qershorin dhe që zgjedhjet i kanë vetëm këngë në gojë. Ata që duan të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime të së kaluarës. Ne e dimë që Shqipëria që duam nuk është një slogan por një obligim qytetar.

Shqipëria që duam është shumë më e mirë se Shqipëria që kemi dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç ka bërë më parë. Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër. 18 qershori do sjellë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europa, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthen në të shkuarën”, tha Rama.

TË LIDHURA

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK
Aktualitet

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit
Aktualitet

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Next Post
Trima apo të çmendur, cilësojini si të doni / VIDEO

Trima apo të çmendur, cilësojini si të doni / VIDEO

Operacioni “PAGRI”/ Furtunë shkarkimesh në Policinë e Shtetit

Operacioni "PAGRI"/ Furtunë shkarkimesh në Policinë e Shtetit

Luftëtarët serb tregojnë, pas 18 vitesh, tmerrin që përjetuan në betejën e Koshares

Luftëtarët serb tregojnë, pas 18 vitesh, tmerrin që përjetuan në betejën e Koshares







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit
Kosovo

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

by mirseda
19:13 | 14/10/2025
0

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit zgjedhor në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur...

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

19:11 | 14/10/2025
“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

19:09 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com