Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ulet numri i personave që vdesin nga kanceri në Shtetet e Bashkuara

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ulet numri i personave që vdesin nga kanceri në Shtetet e Bashkuara

Përqindja e vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara, ka shënuar rënie për të paktën 25 vjet me radhë, sipas një raporti të ri.

Pakësimi i pirjes së duhanit ka ulur numrin e vdekjeve dhe përparimet më diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm, kanë pasur një ndikim pozitiv, thonë ekspertët.

Por nuk ka vetëm lajme të mira. Vdekjet nga kanceri të lidhura me obezitetin po rriten dhe vdekjet nga kanceri i prostatës nuk po pakësohen më, thotë Rebecca Siegel, autorja kryesore e raportit të Shoqatës Amerikane të Kancerit, botuar të martën.

Kanceri mbetet gjithashtu shkaktari numër 2 i vdekjeve në vend. Shoqata parashikon se do të ketë mbi 1.7 milionë raste të reja kanceri dhe mbi 600 mijë vdekje nga kanceri në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Ja një përmbledhje e gjetjeve të raportit:

Rënie

Kohët e fundit ka pasur shumë lajme të këqia përsa i takon numrit të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Në vitin In 2017, u vu re rritje në numrin e vdekjeve nga 7 prej 10 shkaqeve kryesore, sipas shifrave qeveritare të kohëve të fundit. Por përsa i takon kancerit, lajmet kanë qenë pozitive.

Përqindja e vdekjeve nga kjo sëmundje ishte në rritje deri në fillim të viteve 1990. Që nga ajo kohë ka qenë në rënie, duke shënuar një ulje 27 për qind nga viti 1991 deri në vitin 2016, thotë Shoqata për Kancerin.

Arsyeja kryesore është kanceri në mushkëri, që është lloji më vdekjeprurës, sidomos mes meshkujve. Por përqindja e vdekjeve ka rënë afro 50 për qind. Ishte një efekt i vonuar nga pakësimi i përdorimit të duhanit që filloi në vitet 1960, tha studiuesja Siegel.

Kanceri i prostatës

Raporti sjell të reja të përziera lidhur me kancerin e prostatës, shkaku i dytë i vdekjeve nga kanceri tek burrat.

Përqindja e vdekjeve nga kanceri i prostatës u përgjysmua në dy dekadat e fundit, por ekspertët janë përpjekur të zbulojnë nëse kjo prirje u zmbraps pas një vendimi në vitin 2011 nga Grupi i Punës për Shërbime Parandaluese në SHBA, që të mos rekomandonte më analizat e gjakut rutinë për këtë sëmundje për burrat. Vendimi u mor nga shqetësimet se analiza po sillte diagnoza të ekzagjeruara dhe trajtim të tepërt.

Përqindja e vdekjeve nga prostata mbeti në vend nga 2013 deri në 2016. Pra, nëse analiza e gjakur për këtë sëmundje mund të ketë dhënë diagnozë të gabuar për ata që në të vërtetë nuk kishin nevojë për trajtim, nga ana tjetër mund të ketë parandaluar disa vdekje nga ky kancer, sipas raportit.

Obeziteti

Nga llojet më të përhapura të kancerit në Shtetet e Bashkuara, të gjitha ato me raste në rritje vdekjeje, janë të lidhura me obezitetin, përfshirë kancerin e pankreasit dhe mitrës.

Një tjetër lloj kanceri, është ai i mëlçisë. Rastet e vdekjes nga kanceri i mëlçisë, janë rritur që nga vitet 1970 dhe fillimisht shtimi i tyre ishte i lidhur me infeksionet e hepatitit C mes atyre që abuzojnë me drogën. Por tani obeziteti është shkaktari i një të tretës së vdekjeve nga kanceri dhe është faktor më i përhapur sesa hepatiti, tha zonja Siegel.

Pabarazia

Ka pasur një rënie në hendekun historik racor mes vdekjeve nga kanceri, por tani hendeku ekonomik po thellohet, veçanërisht përsa u takon rasteve të parandalueshme nga kontrollet dhe trajtimi i hershëm, ushqyerja më e shëndetshme dhe pakësimi i përdorimit të duhanit.

Në fillim të viteve 1970, vdekjet nga kanceri i zorrës së trashë në vendet më të varfra ishin 20 për qind më të pakta sesa ato në vendet e pasura; sot ku numër ëshë 30 për qind më i lartë. Vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës janë dy herë më të larta sesa ato mes grave në vendet e zhvilluara. Dhe rastet e vdekjeve nga kanceri i mushkërive dhe mëlçisë janë 40 për qind më të shumta për meshkujt në vendet e varfra.

Dr. Darrell Gray, zëvendës drejtor i Qendrës për Barazi në Kujdesin Shëndetësor për Kancerin, në Universitetit Shtetëror të Ohajos, i cilësoi gjetjet “të rëndësishme por jo befasuese”.

“E kemi ditur prej kohësh se raca nënkupton faktorë të tjerë, si varfëria dhe vështirësia për të siguruar dhe përballuar vizitat mjekësore”, thotë ai.

TË LIDHURA

Bota

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit
Bota

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Mes tensioneve diplomatike, SHBA ndihmon Kubën pas goditjes nga uragani Melissa
Bota

Mes tensioneve diplomatike, SHBA ndihmon Kubën pas goditjes nga uragani Melissa

08:55 | 06/02/2026
Next Post
Meta nuk vonon, dekreton shkarkimin e ministrave. Ja me kë e nis

Ultimatumi i Metës: Bujar Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

Njihuni me 10 qytetet e izoluara që fshehin sekretet ushtarake të Rusisë

Njihuni me 10 qytetet e izoluara që fshehin sekretet ushtarake të Rusisë

Rama i shqetësuar për studentët, Meta vihet në lëvizje

Presidenti Meta dekreton 4 ministra







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

by mirseda
12:36 | 06/02/2026
0

Gjatë vizitës së saj në Uashington, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte folëse...

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

11:42 | 06/02/2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

11:24 | 06/02/2026

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…

11:09 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com