Kuriozitete

Njihuni me 10 qytetet e izoluara që fshehin sekretet ushtarake të Rusisë

               Publikuar në : 19:42 - 09/01/19 lm

Seversk – Prodhon plutonium për armët bërthamore. Mund të vizitohet, vetëm me leje të posaçme

Zilyuchinsk – Njihet për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore. Qyteti ka tunele të fshehta, që mund të shërbejnë si strehë bërthamore për nëndetëset e flotës ruse.

Zarechny – Ka një central të madh bërthamor. Asnjë banor nuk lejohet të largohet nga qyteti.

Norilsk – Është kompleksi më i madh metalurgjik dhe i minierave në botë. Aty ndodhen depot e raketave balistike ndërkontinentale.

Ozyorsk – Prodhuesi kryesor i plutoniumit në Rusinë sovjetike. Dikur i mbijetoi një shpërthimi bërthamor, 4 herë më toksik se ai në Çernobil.

Zheleznogorsk – Këtu janë prodhuar sisteme të ndryshme hapësinore. I njohur edhe për prodhimin e plutoniumit.

Mirny – Një nga qytetet e pakta ruse, nga ku mund të lëshohen raketat balistike.

Shikhany – Qendër e prodhimit të armëve kimike. Dyshohet se aty u prodhua agjenti nervor i përdorur në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Sarov – Një nga qendrat më të mëdha ruse për kërkimin bërthamor dhe prodhimin e raketave.

Znamensk- Njihet për testimin e raketave. Në vitet 1950, dyshohet se aty u përplas një UFO. Rusët shfrytëzuan informacionet për të ndërtuar anijen “Sputnik”, dhe pasur epërsi ndaj amerikanëve në fillim të garës hapësinore.

Kthehu