Gjendet e vrarë një avokate në Ukrainë, vetëm pak ditë pasi ishte angazhuar fuqishëm që një person i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.
Trupi i avokates, Iryna Nozdrovska, është gjetur dje në një lagje të kryeqytetit Kiev, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor, shkruan Rel.
Nozdrovska ishte kërcënuar për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte i dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar duke ngarë automjetin e saj.
Gjyqtarët kanë hedhur poshtë kërkesën e të dënuarit, Dmytro Rossoshansky, i afërt i një gjyqtari në Kiev, për lirimin e tij.