Monaco goditi 3 herë Borusian e Dortmundit, një Dortmund i hutuar nga sulmi ndaj autobuzit të tij. Ishte një ndeshje që u luajt në kohën e gabuar, pasi jo vetëm Dortmund, por asnjë ekip tjetër nuk do të ishte në gjendje psiqike të organizonte një ndeshje eleminatore, një ditë pasi të sulmohej nga terroristë.
Vetë trajneri i Dortmundit tha: “Ne u sulmuam apo u ledhatuam? Pak kohë pasi dridhesh nga frika e vdekjes kthehesh dhe bëhesh gati për t’u ndeshur për eleminim direkt. Ju duket e drejtë? E di se çdo gjë ishte gati, tifozët kishin udhëtuar dhe stadiumi ishte gati, por ne nuk ishim. Futbollin do e luanim ne dhe jo aspektet e tjera”.
Trajneri pati plotësisht të drejtë dhe këtë e pohoi dhe Uefa, e cila në një komunikatë i kërkoi falje për ditën e gabuar të ndeshjes.
Por, goli i dytë nga Kagawa i jep forcë Dortmundit, duke e kthyer ndeshjen e kthimit në një superfidë.