UEFA ka zyrtarizuar arbitrat kryesor për dy finalet e kompeticioneve europiane, Champions League dhe Europa League. Kështu, për finalen e 16 majit, në Europa League, mes Atleticos së Madridit dhe Olimpique Marseille, që do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit, do të japë drejtësi holandezi Bjorn Kuipers.Ndërsa për finalen e madhe të 16 majit në Kiev, Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka zgjedhur serbin Milorad Mazic si gjyqtarin kryesor të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit për klube.45-vjeçari ka arbitruar 4 ndeshje në Champions këtë sezon, si dhe disa në Europa League. Gjithashtu, ka drejtuar finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s, vitin e kaluar, mes Kilit dhe Gjermanisë. Mazic do të ndihmohet nga serbët Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic. Arbitër i katërt do të jetë francezi Clement Turpi