Tom Doshi u paraqit sot në Prokurori në cilësinë e të pandehurit për akuzën “fshehje pasurie”. Ai habiti me deklaratën e tij, ndërsa tha se e gjitha kjo po bëhet për ta mbajtur atë jashtë parlamentit.
“Unë mbështes vetëm Ramën”, ishte kjo përgjigja që deputeti u dha gazetarëve, të cilët e pyetën se me kë do bëjë koalicion PSD-ja.
FJALA E DOSHIT:
“Kjo ishte tendecioze, u bënë dy vjet dhe mbas tre ditëve mbaron afati që Prokuroria duhej të mbyllte hetimet dhe sot u komunikua akuza. Kjo bëhet për zgjedhje. I them elektoratit rrini të qetë asgjë s’kam me ligjin. Unë do vij në Parlament prapë.
Asigja s’më pengon, madje më rritet mbështetja më shumë se ata e shofin që kjo është tendencë. Unë pretendoj me marr tre deputetë në Shkodër, se unë jam padiskutim.
Mbështes vetëm kryeministrin Rama, asnjë ofertë s’kam .”