Një çift shqiptar janë vënë në pranga në Montpellier. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre është gjetur një sasi prej 5 kg kokainë dhe 4.4 kilogramë kanabis.
Burri 43 vjeç dhe e dashura e tij 29 vjeçare kishin leje qëndrimi në Francë, raporton metropolitain.fr.
“Ky çift shqiptar bënte shumë lëvizje. Ai lëvizte rregullisht mes Nimesit dhe Montpellierit. Ata udhëtonin me një makinë. Që nga mesi i shtatorit, në bazë të informacioneve të marra nga ana e policisë, çifti po hetohej në heshtje”, shpjegon Christophe Barret.
Në fund të javës së kaluar, hetuesit vunë re një rritje në ‘pushtet’ të çift. Ata vunë në dukje se çifti kishte kryer një lëvizje jo si zakonisht. Pas kthimit të tyre në Montpellier, shqiptarët u kapën. Në automjet, u gjet një sasi e vogël e kokaine dhe një shuma prej 1,920 eurosh.
Por, nga një kontroll i imtësishëm në makinë u zbuluan 5 kilogramë kokainë dhe 4.4 kilogramë kanabis.
Në paraburgim, 43-vjeçari pranoi të shiste kanabisit. Ndërsa ai nuk ka folur për sasinë e kokainës së gjetur në makinë.
Ai ka pranuar se ishte i punësuar dhe se lëndën narkotike e merrte në Holandë. Por, shqiptari nuk ka pranuar të japë identitetin e“kokës” së grupit. Ndërsa hetimet vijojnë për të zbërthyer organizatë që merret me trafikimin e drogës./Përshtati: Tirana Today/