Media helene Mega ka zbardhur dëshminë tronditëse të 18 vjeçares që u përdhunua dhe u shantazhua nga vëllai i njerkës kur ishte në moshë minorene.
Sipas medias helene 18 vjeçarja ka rrëfyer:
Fillova ti them babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9 vjeçare dhe se përdhunimi filloi kur mbusha 12 vjeç. Unë shpërtheva në lot ndërsa babai më përqafoi. Ai reagoi shumë gjakftohtë dhe më tha se do të jetë pranë meje. Më tha të gjeja guximin dhe të shkoja tek një avokat për ta denoncuar. Më pas më pyeti nëse kisha nevojë për para’ .
Ndërsa në lidhje me shantazhin që 33 vjeccari i ka bërë asaj ndër vite, 18 vjeccarja është shprehur:
“Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë, ai më tha se i kishte marrë nga çanta ime dhe nuk do të më shqetësonte më. Iu luta të mos bënte asgjë me videon. Të nesërmen kuptova se kishte lënë rreth 150 euro nga paratë që kisha në çantë. Kisha frikë prej tij. Kisha frikë se mos më bënte keq mua, motrat, babain”, shtoi 18-vjeçarja.
Fillimisht ajo nuk përmendi emrin e vëllait të njerkës
“Më pyeti se kush ishte por nuk pata guxim t’i tregoja. Avokati më tha të filloja të shkruaj atë që më kishte ndodhur. Kam vizituar një specialist. Babai ishte gjithmonë pranë meje, duke qarë, duke ndier keqardhje për atë që më ndodhi. Ai donte të më mbronte, më përqafoi, më puthi. Ai këmbënguli që unë t’i tregoja se kush është.”
“Videoja është e vërtetë, e kam parë”
Videoja e 33-vjeçares që shantazhon 18-vjeçaren është 36 sekonda dhe është marrë kur 18-vjeçarja ishte 13 ose 14 vjeç, tha ajo.
“Videoja ekziston, e kam parë. Ai ma kishte treguar një vit më parë në foto dhe në nëntor para se të takoheshim për herë të fundit, ma dërgoi në celular me celular dhe më pas e fshiu. Kjo video është 36 sekonda e gjatë. Ai duket se është në shtëpi, në dhomën time në Argalasti. Fytyra e tij nuk duket qartë, por tatuazhi që ka pasur është i dukshëm. Isha në shtrat në gjendje të keqe. Ai erdhi mbi mua. Duhet të kem qenë 13 ose 14 vjeç në atë kohë. Nuk i kam lejuar kurrë të gjitha këto”.
Kur 18-vjeçarja arriti në një ngërç psikologjik dhe vendosi të fliste, por nuk ishte në gjendje të përshkruante makthet që përjetoi, iu sugjerua një metodë, për të regjistruar vetë atë që i kishte ndodhur. Në këto dorëshkrime 18-vjeçarja përshkruan se si në moshën 9-vjeçare ra në duart e përdhunuesit të saj.
“ Në moshën 9-vjeçare u sulmova seksualisht për herë të parë nga… Ai është vëllai i njerkës sime. Më bëri të shtrihem pranë tij me pretekstin se do të shikoja një film. Më vuri dorën rreth qafës dhe më pas ma hodhi poshtë në gjoks. Me kalimin e kohës më preku në vende të ndryshme. Më thoshte fle, po bënte sikur flinte vetë por mundohej të më prekte me dorë. Deri në moshën 12-vjeçare më prekte në vende të ndryshme dhe bënte lëvizje me qëllim që ta përkëdhelte. Megjithatë unë e tërhoqa dorën. Ai më bënte presion dhe vazhdonte të më prekte në vende që nuk duhej. Herë të tjera më hiqte këmishën dhe më përkëdhelte gjoksin. Çdo përpjekje që bëra për t’u larguar ishte një përpjekje e padrejtë”.
Kronologjia e ngjarjes
Mëngjesin e 9 janarit, vajza 18-vjeçare vendosi të fliste me të atin për tmerrin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, duke treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto gjatë momentit të abuzimit për t’i mbyllur gojën.
50-vjeçari ka marrë pushkën e gjahut dhe me justifikimin se makina e tij kishte pësuar i ka kërkuar kunatit të tij të shkonte ta ndihmonte.
Ata janë takuar në rrugën provinciale Volou-Zagoras dhe pas një debati mes tyre, 50-vjeçari e ka ekzekutuar vëllain e gruas së dytë me një plumb në gjoks dhe më pas është dorëzuar në Polici.