Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

U mori jetën dy personave dhe la të plagosur tre të tjerë, i dyshuari për sulmin përfundon në psikiatri

11 muaj ago
in Bota
U mori jetën dy personave dhe la të plagosur tre të tjerë, i dyshuari për sulmin përfundon në psikiatri

Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg që la dy të vdekur, një djalë dy vjeçar me origjinë marokane dhe një 41 vjeçar, si edhe tre të plagosur, gjykatësja e hetimeve në gjykatën lokale urdhëroi që i dyshuari të vendoset përkohësisht në një spital psikiatrik. Ky urdhër zakonisht lëshohet, nëse ka prova se një i dyshuar nuk konsiderohet i aftë për fajësinë për shkak të sëmundjes mendore në kohën e krimit. Afgani 28-vjeçar akuzohet për dy vrasje, për dy vrasje të mbetur në tentativë dhe për lëndim të rëndë trupor. Sipas policisë dhe prokurorëve, ai ende nuk ka bërë komente për akuzat. Deri tani dihet, se afgani ka qenë disa herë në trajtim psikiatrik. Nuk ka të dhëna, sipas policisë, deri tani për radikalizim të tij. Afgani erdhi në Gjermani në vitin 2022 dhe aplikoi për azil. Sipas raportimeve të pakonfirmuara ai erdhi përmes Bullgarisë në BE.

Sulmi alarmon politikën
Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë, politikanët po bëjnë thirrje për sqarim të shpejtë të rrethanave. Pas një takimi me krerët e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe Policisë Federale, kancelari Olaf Scholz (SPD) njoftoi se çështja do të zgjidhet shpejt dhe do të merren “masat e nevojshme”. Kandidati për kancelar i Unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, njoftoi se nëse ai do të merrte qeverinë, do të vendoste një “ndalim de facto të hyrjes” për të gjithë njerëzit pa dokumente të vlefshme hyrjeje. Merz tha në Berlin në përgjigje të sulmit në Aschaffenburg se ai do të dërgonte një udhëzim përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në ditën e tij të parë si kancelar. Krimi tregon “një cilësi të re të brutalitetit krejtësisht të pafrenuar në Gjermani”. Kandidati i Unionit, Merz u shpreh se, “kupa është më në fund plot.”

Kryeministri i Bavarisë dhe kreu i CSU, Markus Söder bëri thirrje për një politikë “zero tolerance” në lidhje me migracionin. Ai u shpreh në të njëjtën linjë me kreun e CDU-së Friedrich Merz se “parimi bazë i tolerancës zero dhe kompromisi zero do të jetë udhëzuesi për politikën e ardhshme të migracionit,” tha Söder në Mynih. “Migracioni po sfidon vendin tonë”. Kjo nuk vlen vetëm nga pikëpamja financiare. Gjermania është një “vend human”, theksoi ai, duke iu referuar ndër të tjera pranimit të refugjatëve të luftës nga Ukraina. “Por në fund kjo nuk mund të bëhet në kurriz të popullatës sonë.”

Tre persona të plagosur jashtë rrezikut për jetën
Afgani akuzohet, se ka vrarë një djalë 2-vjeçar dhe një burrë 41-vjeçar në një park në qytet në kufirin shtetëror me Hesen të mërkurën pasdite – krejt papritur dhe qëllimisht, siç e përshkroi Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Hermann (CSU). Sipas të dhënave të deritanishme, edhe një vajzë dyvjeçare është plagosur tri herë në pjesën e qafës me thikë kuzhine. Sipas autoriteteve, një 72-vjeçar ka pësuar lëndime të shumta në zonën e gjoksit. Një mësuese 59-vjeçare theu krahun në rrëmujë e sipër. Tre personat e plagosur rëndë janë ende në spital. “Por ata janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, tha një zëdhënës i policisë.

Po shqyrtohet përgjegjësia për fajin
Të dyshuariin, 28 vjeçar afgan, policia e arrestoi menjëherë pas krimit. Sipas ministrit të Brendshëm bavarez, Herrmann, afgani duhej të dëbohej nga Gjermania. Por në fillim të dhjetorit 2024, ai kishte njoftuar autoritetet me shkrim, se do të largohej vetë nga Gjermania – por që nuk e bëri këtë. Sipas Herrmann, afgani ishte “duke iu nënshtruar edhe trajtimit psikiatrik”.

Hetimet duhet të tregojnë nëse përgjegjësia për fajësinë në krim do mund të zvogëlohet ose nëse ai do të konsiderohet vërtetë i paaftë për fajin. Ndër të tjera, policia po përpiqet të sqarojë, nëse afgani ka sulmuar në mënyrë të qëllimshme specifike fëmijët e e çerdhes.

Afgani ishte i njohur për policinë dhe gjyqësorin për shkak të disa hetimeve kundër tij, përfshirë edhe krime të dhunshme. Sipas njoftimit të një zëdhënëseje të drejtësisë, në mars 2023, gjykata e qarkut Schweinfurt lëshoi ​dënimin me gjobë ndaj tij për dëmtim të qëllimshëm trupor pas një sherri fizik në një qendër pritjeje për azilkërkuesit. Një tjetër penalizim për mashtrim afgani e kishte marrë nga gjykata e rrethit në Aschaffenburg, sepse ishte kapur me biletë false./DW

TË LIDHURA

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën
Bota

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Next Post
Atentati në Kamëz/ Dyshohet se autorët u pozicionuan para makinës, do të pyeten familjarë të Refik Domit që u vra nga vëllai i viktimës

Atentati në Kamëz/ Dyshohet se autorët u pozicionuan para makinës, do të pyeten familjarë të Refik Domit që u vra nga vëllai i viktimës

6 ton kokainë dhe 6 milionë euro të sekuestruara! Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja

6 ton kokainë dhe 6 milionë euro të sekuestruara! Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja

Amortizimi i tubacioneve në Martinë të Fierit lë 200 familje pa ujë të pijshëm, banorët apelojnë për ndihmë

Amortizimi i tubacioneve në Martinë të Fierit lë 200 familje pa ujë të pijshëm, banorët apelojnë për ndihmë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com