Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

U mbush kupa, Balla padit Bashën!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
U mbush kupa, Balla padit Bashën!

Sikundër e njoftoi edhe më herët përmes një prononcimi për mediat, deputeti socialist Taulant Balla ka paditur kreun demokrat, Lulzim Basha. Kallëzimin në fjalë deputeti socialist e ka bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Balla shigjeton Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Një ditë më parë, në prononcimin për median, Balla mohoi kategorikisht lidhjet me këtë ngjarje, duke thënë se është i gatshëm t’i bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbej”, në rast se i gjendet edhe lidhja më e vogël.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, ka thënë Basha ditën e enjte në Kuvend, e që sipas kreut të grupit të PS-së ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor.

Debati i ashpër mes palëve ndodhi pasi sipas Bashës, Balla ka dalë garant për hyrjen e parave në vend. “Mund t’ju them vetëm tre gjëra. E para, që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive kryesisht në zonën e Elbasanit, por edhe të gjithë Shqipërisë.

E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri.

E treta, policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar. Është një nga vendet partnere, i cili është skeptik përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, në veçanti kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Basha.

 

TË LIDHURA

Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen
Aktualitet

Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

17:18 | 06/04/2026
“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet
Politikë

“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

17:02 | 06/04/2026
Të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit!
Aktualitet

Të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit!

16:08 | 06/04/2026
Next Post
Kualifikimi dramatik i Argjentinës, Maradona përfundon në spital (Video)

Kualifikimi dramatik i Argjentinës, Maradona përfundon në spital (Video)

Skandal, Çipi: 65 aktorë firmosën për të shembur Teatrin

Skandal, Çipi: 65 aktorë firmosën për të shembur Teatrin

Kongresmeni Eliot Engel feston me shqiponjën suksesin e madh







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Sistemi i ri i hyrjes në BE-së hyn në fuqi, ja çfarë duhet të dini
Bota

Sistemi i ri i hyrjes në BE-së hyn në fuqi, ja çfarë duhet të dini

by mirseda
17:52 | 06/04/2026
0

Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së,...

Trump: Populli iranian na mbështet, lufta mund të përfundojë shpejt nëse ka marrëveshje

Trump: Populli iranian na mbështet, lufta mund të përfundojë shpejt nëse ka marrëveshje

17:50 | 06/04/2026
Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

17:20 | 06/04/2026
Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

17:18 | 06/04/2026
“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

17:02 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com