Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

U largua nga BE, por fton Ballkanin Perëndimor të bëhet pjesë e unionit

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
U largua nga BE, por fton Ballkanin Perëndimor të bëhet pjesë e unionit

Bashkimi Evropian është aspirata e të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor. Disa vende i kanë hapur negociatat dhe vende të tjera presin ti hapin për tu anëtarësuar. Por ka dhe vende që dalin nga unioni. Referendumi i Brexit të Mbretërinë e Bashkuar largoi këtë të fundit nga BE-ja. Me gjithë vendimin për vendin e tyre, Parlamenti britanik ka mendimin dhe jep kontributin e vet në ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim në BE.

Londra do të jetë këtë vit mikpritëse e takimit të pestë më radhë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, që u hap në vitin 2014 nga Gjermania për të demonstruar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim.

Kjo u bë e ditur në një raport të publikuar të mërkurën nga Komisioni për marrëdhënie ndërkombëtare i dhomës së lartë të Parlamentit britanik, me titull “Mbretëria Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, shkruan voa. Raporti i gjatë përmend konfliktet e shekullit të kaluar në Ballkan që siç thuhet kanë përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Ai është një rajon që, në shumë aspekte, mbetet në hijen e luftërave të viteve 1990. Ndërsa shumë nga fqinjët e tij kanë përparuar, paqëndrueshmëria politike, tensionet ndëretnike dhe ndikimi i vendeve të treta kanë ngadalësuar përparimin drejt pajtimit rajonal dhe bashkërendimit më të madh me pjesën tjetër të Evropës. Rajoni vuan nga udhëheqje autoritare, institucioneve të dobëta demokratike dhe sfida serioze nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kjo situatë përkeqësohet nga pasiguria në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ikja e trurit, dhe një rritje ekstremizmit dhe nacionalizmit anti-demokratik“.

Raporti thekson se këta faktorë e bëjnë rajonin të rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht ndryshimeve të marrëdhënieve të saj me BE-në.

“Ne kemi interes për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe përparimin në rajon, jo vetëm për të shmangur përsëritjen e tragjedive dhe tmerreve të viteve të 90-ta dhe si pjesë e angazhimit tonë më të gjerë për paqen dhe qëndrueshmërinë në Evropë“.

Raporti thekson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria e Mali i Zi tashmë janë anëtare të NATO-s, ndërsa Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova synojnë NATO-n, ndonëse secila përballet me sfida serioze. Serbia aktualisht nuk synon NATO-n por merr pjese në stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe të mbrojtjes civile.

Megjithatë, thuhet në raport, ka shqetësime të mëdha se “arritjet drejt qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, kërcënohen të humben derisa vendet e rajonit po rrëshqasin drejt udhëheqjeve autoritare, politikave nacionaliste dhe ‘kapjes’ së shtetit. Kjo po përkeqësohet nga një mosgatishmëri nga ana e komunitetit ndërkombëtarë për të sfiduar këto tendenca dhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni endemik në rajon“.

Në raport thuhet se përveç afateve të anëtarësimit, vet procesi është kritikuar se nuk ka çuar drejt reformave të vërteta. “Lordi Pedy Ashdoën nga Norton-subHamdon e ka përshkuar dukurinë nga periudha e shërbimit të tij si përfaqësues i lartë (në Bosnjë e Hercegovinë): Chris Patten (ish komisionari i BE-së për marrëdhënie me jashtë) kishte një frazë të këndshme. Ai thoshte: ‘Problemi me gjithë Ballkanin është se ata bëjnë sikur i zbatojnë ato që u themi dhe ne bëjmë sikur u besojmë’.”

Në raport thuhet mes tjerash se në Serbi “na është thënë se reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, janë kryer vetëm në letër – por zbatimi i tyre nuk ka ndryshuar asgjë. Për shembull, mediet shtetërore janë privatizuar dhe janë blerë nga njerëz të afërt me partinë në pushtet, duke i lënë ato praktikisht media shtetërore“.

Raporti citon studiuesin shqiptar Dr. Andi Hoxhaj, pedagog në Universitetin Wareick, të ketë përshkuar procesion e anëtarësimit si “kuti të kurdisur që nuk ushtron një ndikim afatgjatë”, që do të thotë se “procesi i përafrimit me BE-në nuk është i lidhur me përparimin për demokratizimin e rajonit“.

Raporti vë në pah se qëndrueshmëria në rajon është penguar edhe nga ndërhyrjet nga vendet e treta, duke theksuar “shqetësimet se roli i Rusisë në rajon është thjeshtë një ‘fre’ që synon të pengojë çdo integrim më të ngushtë me perëndimin. Kina ka investuar në rajon, gjë që është mirëpritur nga disa si burim thelbësorë për infrastrukturën dhe industrinë. Por është e rëndësishme që niveli i borxhit të një rajoni tashmë të varfër të mos rritet. Vende të tjera, si Turqia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë interes në rajon, me mundësi që të prishin marrëdhëniet tashmë të brishta ndërmjet shteteve dhe ndërmjet komuniteteve në rajon“.

Raporti vë në pah se organizimi i konferencës për Ballkanin Perëndimor është një mundësi që Mbretëria e Bashkuar të dëshmojë se nuk po e braktisë Evropën ndërsa largohet nga Bashkimi Evropian.

Tags: Ballkanin Perëndimorbebëhetftonlarguapjesëunionit

TË LIDHURA

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026
Rajoni

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026

16:36 | 30/12/2025
Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore
Rajoni

Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore

10:40 | 29/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Gaz Demi: Partizani më “turpëroi”, Duka kandidat i fortë

Gaz Demi: Partizani më “turpëroi”, Duka kandidat i fortë

Gjykata Speciale/Thaçi fshihet pas deputetëve: Bëj ç’thotë Kuvendi

Gjykata Speciale/Thaçi fshihet pas deputetëve: Bëj ç’thotë Kuvendi

Mjerim në Kamëz, fëmijët ushqehen vetëm një herë në ditë

Mjerim në Kamëz, fëmijët ushqehen vetëm një herë në ditë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!
Bota

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!

by mirseda
13:48 | 03/01/2026
0

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Ai u kap nga...

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com