Një shqiptar dhe tetë shtetas grekë kanë rënë në pranga pas një operacioni të policisë greke të Atikës.
Shtetasit ishin anëtarë të një organizate kriminale të trafikut të drogës, në rajone të ndryshme të Atikës, duke përfshirë edhe qendrën e Athinës.
Gjatë operacionit u kapën 2 kg e 509.4 gramë kokainë, një kg e 178.7 gramë kanabis i papërpunuar, 1.3 gramë heroinë dhe 388 gramë përzierës për kokainën.
Po ashtu, policia konfiskoi 37.510 euro, katër makina, një motor, një revolver, katër peshore precize si dhe 24 telefona celularë.