Koha ka ndryshuar dhe bashkë me të edhe fati i Ronaldos. Në merkaton e verës, portugezi la Real Madridin për t’u bërë pjesë e kampionëve të Italisë, Juventus. Por do të mbahet mend gjatë ai supergol që portugezi shënoi në “Allianz Stadio” përballë Juventusit duke i cuar shifrat në 2-0, në një mbrëmje Champions League.
Një roveshatë perfekte, që u komentua gjatë nga opinioni sportiv dhe ekspertë të ndryshëm ishin të mendimit se ky ishte goli më i bukur në historinë e futbollit. Një artist nga Kolumbia ka rikthyer vëmendjen edhe njëherë tek kjo vepër.
Ai ka përdorur gurë të kristaltë “Swarovski” duke krijuar një vepër arti të mahnitshme dhe të admiruar nga të gjithë. Kjo vepër e punuar prej tij krijon përshtypjen e një përjetimi “Live” të atij goli, që mërziti shumë tifozë por njëherësh gëzoi disa të tjerë.
Mr. Bling Kolombi ka nxjerrë punimin në “Instagram” bashkë me Ronaldon, ndërsa shoqërohet me nënshkrimin: “Falënderoj Cristianon që besoi te talenti im, ecim përpara me ndihmën e Zotit.”