Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, burg përjetë për zjarrfikësin nga Fieri dhe bashkëpunëtorët

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, burg përjetë për zjarrfikësin nga Fieri dhe bashkëpunëtorët

Gjykata e Apelit Penal të Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm dhe dënime shtesë të përkohshme nga 8 deri në 15 vjet, pesë shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në shtator 2023 me 585 kg kokainë.

Gjykata dënoi 51-vjeçarin Arjan Xhafaj, i cili punonte si zjarrfikës në Fier deri në momentin e arrestimit, gruan e tij Lutmira Xhafaj 43 vjeç, dy nipat e tij Klevis Muskaj, 22 vjeç dhe Avelino Feimi 34 vjeç si dhe 36-vjeçarin Ilirian Baraj. Të gjithë të dënuarit janë shtetas shqiptarë, me përjashtim të 36-vjeçarit, i cili ka edhe nënshtetësi greke.

Me përjashtim të 43-vjeçares, e cila mohoi akuzat, të tjerët në kërkimin e faljes rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pakot kishte hashash. Përveç kësaj, ata deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “mbyllur” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, i cili nuk bëhet i ditur.

“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 51-vjeçari Arjan Xhafaj, të cilit aktakuza i caktoi një rol “të spikatur”. Ai deklaroi se kishte punuar për 18 vjet si zjarrfikës në Shqipëri dhe se të bashkëakuzuarit do të merrnin 10 mijë euro si tarifë dhe ai vetë një tarifë më të madhe pas dorëzimit të drogës.

NGJARJA

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator 2023 në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit u cilësua atëherë Arjan Xhafaj nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të u arrestua edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj, pronare e një bar-kafe në Cakran. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera. Drejtuesi i mjetit ishte Klevis Muskaj nga Cakrani i Fierit. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë.

10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policie dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezultojnë nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshme, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

TË LIDHURA

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

10:03 | 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve
Aktualitet

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Next Post
Zbulohet e dashura e re e Ledri Vulës, fotografohen bashkë në plazhet e jugut

Zbulohet e dashura e re e Ledri Vulës, fotografohen bashkë në plazhet e jugut

Partia drejtohet nga njëshi, nuk ka më dysh, tresh e katër. Aty jeni të thoni dakord dhe kaq

Partia drejtohet nga njëshi, nuk ka më dysh, tresh e katër. Aty jeni të thoni dakord dhe kaq

Pse Kosova po u thotë “JO” edhe miqve

Pse Kosova po u thotë “JO” edhe miqve

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

by mirseda
10:03 | 09/07/2025
0

Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e...

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

09:06 | 09/07/2025
Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

09:02 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com