Një shtetas suedez është kapur me 19 pistoleta në Shqipëri, dhe lajmi është raportuar edhe nga mediat e huaja. Reuters shkruan se 21-vjeçari ka dalë përpara gjykatës, ku ka pranuar se i ka marrë pistoletat në Kosovë, dhe do i transportonte tek një shitës i përcaktuar.
Suedezi kishte fluturuar nga Suedia për në Turqi, më pas në Kosovë, ku priti katër ditë për pistoletat. Ai tha se po e bënte këtë gjë, pasi kishte nevojë për para që të paguante shkollën.
Shtetasi S. Vall, 21-vjeç, është arrestuar ditën e hënë në pikën kufitare të Muriqanit. Ai ndodhej në një autobus, e ndërsa kishte fshehur pistoletat mes rrobave të tij, në një çantë të madhe blu.
Vall i tha gjykatës se nuk e njeh identitetin e blerësve të pistoletave në Suedi, dhe as të shitësve në Kosovë. Për këtë rast, ai rrezikon deri në 15 vite burg nëse dënohet.