Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U hodh nga ura dhe gjeti vdekjen, mesazhi i fundit që i la shqiptari familjes

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
U hodh nga ura dhe gjeti vdekjen, mesazhi i fundit që i la shqiptari familjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një 42-vjeçar shqiptar është hedhur nga ura duke gjetur vdekjen. Sipas mediave gjermane,  shqiptari i identifikuar si  Berat Jasani, kishte shkuar si refugjat në Gjermani së bashku me familjen e tij në 2015, por autoritetet atje kishin urdhëruar kthimin e tij në Shqipëri, ndërsa vetëm e bija mund të qëndronte pasi ishte specializuar si infermiere.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që mendohet se ka çuar në vetëflijim shqiptarin, pasi kishte kërkuar me ngulm që të merrte leje-qëndrimin në këtë shtet, siç raporton “ikz’. Ai do të shkonte të merrte biletat e fluturimi për familjen pas kërkesës për dëbim, por në vend të kësaj ai ka vrarë veten.

Bashkia  kishte ofruar biletat e avionit për familjen prej katër anëtarësh nga Shqipëria. Sipas vullnetit të shtetit gjerman, Berat Jasani duhej që të martën të kthehej në Shqipëri bashkë me gruan dhe djalin e mitur.

Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura e Almeloer Straße, ku gjeti vdekjen.

Nëna e sëmurë mendërisht, djalë i mitur

Familja kishte shkuar në Gjermani në korrik 2015, dhe pas trajtimit të vajzës si infermiere ata kishin mundur të rrinin deri më tani ligjërish atje, sipas rregullit të ashtuquajtur “3 + 2”. Vajza e familjes nuk e kishte përfunduar ende trajnimi, dhe ajo kishte morë në mbrojte ligjore familjen.

Sylvia Olbrich nga ndihma e refugjatëve Iserlohn e përshkruan situatën e familjes në Shqipëri si të dëshpëruar: Ata janë të  krishterë ortodoksë, jetonin në kushte të këqija dhe nuk kanë të afërm atje. Nëna ishte e sëmurë mendërisht  dhe vajza kujdesej për të dhe për djalin e vogël. Një rast i tillë duhej të ishte parandaluar. Zyra Federale (për migracionin dhe refugjatët, Red.) thotë se nëna mund të shërohej edhe në Shqipëri”.

 Punëdhënësi vlerëson ndjenjën e detyrës

Në një mesazh të fundit në WhatsApp, të cilin ia kishte dërguar familjes së tij ai kishte thënë se ishte ndjerë i zhgënjyer dhe poshtëruar.  Në fund të fundit, ai kishte bërë gjithçka i kishte kërkuar shteti gjerman:mësoi gjuhën dhe punoi për t’i siguruar jetesën familjes së tij në një agjenci punësimi të përkohshme. Ish shefi i tij, i cili nuk dëshiron të identifikohet, e përshkruan Berat Jasanin si një punonjës të përkushtuar. Sipas tij, shqiptari ishte përpiktë dhe i përkushtuar, dhe klientët kishin mbetur shumë të kënaqur me 42-vjecarin.

Një shembull i integrimit të suksesshëm

“Kontaktin e fundit me të ne e patëm javën e kaluar. Ai na ka informuar se kërkesa e tij për të qëndruar ishte refuzuar”, thotë shefi i tij. Pa emigrantë, kompania do ta kishte të vështirë të plotësonte kërkesën për punë, thekson ai. Berat Jasani bashkëpunoi me autoritetet dhe u pajtua që “vullnetarisht” të largohet në vendin e tij.

Sylvia Olbrich është e bindur se shqiptari ishte i shqetësuar para së gjithash për mirëqenien e familjes së tij: “Që nga fillimi, ai ishte i shqetësuar me sigurimin e fëmijëve të tij, sidomos për arsim. Deri në kohët e fundit, ai na pyeste herë pas here nëse kishte ndonjë shans për djalin e tij të mitur që të qëndronte në Gjermani.  Ajo që ka ndodhur duhet të jetë shtysë për një proces konstruktiv. Ne do të donim të diskutonim situatën aktuale me kryetarin e bashkisë”.

/TIRANA TODAY/

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Përplasen 4 mjete, 3 persona shtrohen me urgjencë në spital

Përplasen 4 mjete, 3 persona shtrohen me urgjencë në spital

E vërtetuar shkencërisht/ Zbardhen shkaqet pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat

E vërtetuar shkencërisht/ Zbardhen shkaqet pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat

Studimi/Angazhohuni me punë vullnetare, do të jetoni më gjatë

Studimi/Angazhohuni me punë vullnetare, do të jetoni më gjatë







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd
Kosovo

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

by mirseda
20:27 | 20/10/2025
0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër në Nju Jork raportin e ri...

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com