Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë dhe banorët e pallateve “Mesapliku”, në Unazën e Re. Çanta e braktisur pranë shkallëve të pallatit dyshohej se kishte lëndë shpërthyese.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e komisariatit të policisë nr.6, e më pas forcat xheniere. Por, i gjithë alarmi ka rezultuar fals, pasi në fakt brenda çantës ka pasur vetëm rroba të vjetra. Mendohet se çanta është harruar apo lënë nga ndonjë person, banor i lagjes, por që më pas ngriti në këmbë policinë.