Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

U dënua me dy vite burg/ VOA: Ja pasuritë e sekuestruara të Adriatik Llallës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
U dënua me dy vite burg/ VOA: Ja pasuritë e sekuestruara të Adriatik Llallës

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dënoi sot me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Paralelisht Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro.

Fillimisht, zoti Llalla, u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Por në përfundim të hetimeve tre prej këtyre akuzave duket se nuk u arrit të provohen, dhe gjithshka u reduktua te mosdeklarimi i pasurisë, i konsideruar më shumti një kundravajtje penale që sipas legjislacionit shqiptar dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.

Hetimi pasuror ndaj zoti Llalla, u bazua në të ashtuquajturin ligji Antimafia, sipas të cilit, barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takonte ish Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për një apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë në vitin 2012; një sipërfaqe toke bujqësore prej 4.500 m², e blerë në vitin 2016; një jetër sipërfaqe, e llojit tokë arë,prej 12.300 m², ndodhur në Tiranë, e blerë në vitin 2017; një tjetër sipërfaqe toke prej 3 mijë metrash katrorë e blerë po në vitin 2017, si dhe 2250 metra katrorë, po e llojit tokë arë, ndodhur në Tiranë, blerë në të njejtin vit. Sipas gjykatës, pasuritë e tij janë rivlerësuar nga 2 deri 16 herë, duke bërë që vlerat e tyre të kapin shifra të larta.

Gjykata u shpreh gjithashtu se ish Kryeprokurori nuk ka justifikuar me burime të ligjshme dhe dy pagesa të bëra, njëra në Gjermani, në vlerën e 7050 eurove për parapagimin e tre muajve qera të një banese ku ai kishte strehuar familjen e tij “për shkak të kërcënimeve që kishte marrë”, si dhe një pagesë prej gati 7700 dollarësh të paguara për lindjen e fëmijës së tretë në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e muajit Prill, procesi gjyqësor ndaj zotit Llalla, mori një kthesë, pasi ai hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar, që do t’i lejonte të përfitonte një ulje me një të tretën të dënimit, duke kërkuar zhvillimin normal të procesit në mënyrë që ai të kishte mundësinë e paraqitjes së provave të reja. Por situata e tij nuk ndryshoi dhe mbeti njësoj e rënduar.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, por dhe avokati i tij, shmangën komentet pas vendimit të gjykatës. Me gjasë ata pritet t’i drejtohen Apelit, në të kundërt, vendimi i sotëm merr formë të prerë dhe ai do të duhet të shkojë në burg për të vuajtur dënimin.

Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Një masë e tillë është marrë nga autoritetet amerikane dhe ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, deputetit Tom Doshi dhe së fundi, një ditë më parë dhe ndaj ish presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha./VOA/

TË LIDHURA

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet
Aktualitet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë
Politikë

Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë

18:10 | 22/11/2025
Next Post
Kriza me emigrantët në Spanjë ekspozon të metat në politikën e jashtme të BE-së

Kriza me emigrantët në Spanjë ekspozon të metat në politikën e jashtme të BE-së

KAS hedh shortin, ja relatorët që do të vendosin për ”fatin” e zgjedhjeve

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Janë arrestuar 5 persona, 11 nën hetim

Berisha ”non grata”/ Palmer: SHBA e merr seriozisht çështjen e korrupsionit

Berisha ''non grata''/ Palmer: SHBA e merr seriozisht çështjen e korrupsionit







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

by mirseda
21:34 | 22/11/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive...

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com