Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në lëvizje policinë, pas denoncimit të bërë në faqen e tij në Facebook për kreun e PS Përrenjas.
Pas akuzës së Haxhi Çollaku ka aksidentuar një kalimtar, policia ka vënë në pranga kreun e PS në Përrenjas.
Ai akuzohet se duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qytetari dixhital i shkruante Berishës se kalimtari kishte ndërruar jetë, ndërkohë që policia bën me dije se 54-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.