Një lajm i rremë se Lulzim Basha kishte ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik bëri sot xhiron e rrjetit. Por ish-kreu i PD nxitoi për ta mohuar duke thënë se është gjallë dhe mirë.
Pas reagimit të Bashës ishte kryeministri Edi Rama, i cili ripostoi reagimin e Bashës, duke ofruar komentin e tij për rastin.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkroi Rama me ironi në Instagram, shoqëruar me foton e reagimit të Bashës.
https://www.instagram.com/p/DFVYN99tWTE/?igsh=OWV1M25qcXhoaHR6