Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Turqia kërkon “EURO 2024”, konkurron me stadiumet e saj moderne

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Turqia kërkon “EURO 2024”, konkurron me stadiumet e saj moderne

Turqia e cila është kandidate për organizmin e Kampionatit Evropian në futboll “EURO 2024” kërkon të zhvillojë këtë turne në 10 stadiumet e saj moderne që ndodhen në 9 qytete.

Stadiumet moderne dhe të reja janë në krye si veçoritë më kryesore të Turqisë, përpara organizimit ku do të caktohet vendi organizator i “EURO 2024” vendim i cili do të merret të enjten më 27 shtator në qytetin Nyon të Zvicrës.

Në dosjen e dorëzuar UEFA-s njoftohet se Turqia për organizimin e “EURO 2024” ka në dispozicion 8 nga 10 stadiume dhe se do të shembë dhe rindërtojë stadiumin oplimpik Atatürk në Stamboll dhe stadiumin në Ankara të cilët do të jenë të gatshëm për turneun ndërkohë është premtuar edhe për përmirësime në stadiumin e Antalya-s.

Për “EURO 2024”, UEFA-s i janë dërguar në dosje stadiumi olimpik Atatürk dhe stadiumi Türk Telekom (Stamboll), stadiumi i Bashkisë së Bursa (Bursa), stadiumi Antalya (Antalya), stadiumi Yeni Eskişehir (Eskişehir), stadiumi Gaziantep (Gaziantep), stadiumi i Bashkisë Konya (Konya), stadiumi Medical Park (Trabzon), stadiumi Yeni Kocaeli (Kocaeli) dhe stadiumi Ankara (Ankara).

Stadiumi olimpik Atatürk dhe Türk Telekom në Stamboll

Stadiumi olimpik Atatürk i planifikuar për t’u rindërtuar për “EURO 2024”, parashikohet të ketë kapacitet prej 92.208 vendesh, ku për këtë stadium do të ketë tribuna më të afruara me fushën, akustikë ndikuese dhe vende pritëse nga ku mund të shikohet tuneli prej ku dalin futbollistët në fushë qeë do të ofrojnë një përvojë të veçantë për shikuesit. Gjithashtu stadiumi olimpik Atatürk do të ketë edhe 191 lozha brenda tij.

Ndërsa stadiumi Türk Telekom, ku Galatasaray zhvillon ndeshjet, do të ketë cilësinë e stadiumit të parë që hapet brenda stadiumeve aktuale. Ky stadium krahas kapacitetit prej 53.611 vendesh është stadiumi që ka hapësirën më të madhe VIP në Turqi.

Stadiumi ri në Ankara

Stadiumi ‘19 Mayıs‘ në Ankara i cili aktualisht ndodhet në fazën e shembjes planifikohet që ndërtimi i tij të realizohet në vitin 2021 me një kapacitet prej 65.307 vendesh.

Stadiumi në Antalya

Stadiumi i Antalya-s i cili është hapur në vitin 2015 është stadiumi i vetëm për të cilin është njoftuar se do të bëhen përmirësime për “EURO 2024”. Ky stadium ka një kapacitet prej 42.616 vendesh dhe 52 lozha.

Stadiumi në Bursa

Stadiumi i Bashkisë së qytetit Bursa në të cilin zhvillohen ndeshjet e ekipit të Bursaspor në Kampionatin e Super Ligës, tërheq vëmendjen çatia e tij në formën e “krokodilit”. Ky stadium ka një kapacitet prej 43.761 vendesh.

Stadiumi në Eskişehir

Hapja e stadiumit Yeni Eskişehir është bërë në vitin 2016 dhe është një nga stadiumet e përfshira në kandidaturën e Turqisë. Ky stadium ka një kapacitet prej 34.930 vendesh, ku edhe kombëtarja turke ka luajtur disa ndeshje në këtë stadium.

Stadiumi në Gaziantep

Për Kampionatin Evropian të Futbollit është gati edhe stadiumi i qytetit Gaziantep, i cili është një nga zonat më të vjetra, ka një kuzhinë dhe histori të pasur. Ky stadium me kushtet e standardeve të UEFA-s përfundoi vitin e kaluar dhe ka një kapacitet prej 35.219 vendesh dhe 54 lozha.

Stadiumi në Kocaeli

Stadiumi në Kocaeli është hapur këtë vit dhe është stadiumi më i vogël nga kapaciteti i shikuesve me 34.712 vende në të cilin zhvillohen edhe ndeshjet e ekipit Kocaelispor.

Stadiumi në Konya

Po ashtu stadiumi në Konya ashtu sikurse edhe ai i qytetit Eskişehir është një nga stadiumet ku kombëtarja turke zhvillon ndeshjet e saj. Stadiumi i Konyas është hapur në vitin 2014 dhe ka një kapacitet prej 37.829 spektatorësh.

Stadiumi në Trabzon

Trabzoni është qyteti i vetëm në rajonin e Detit të Zi, në të ndodhet stadiumi i një prej klubeve më me rrënjë të futbollit turk. Stadiumi Medical Park është hapur në vitin 2016 dhe ka një kapacitet 43.223 spektatorë, transmeton aa.

Qytetet dhe stadiumet kandidate të Turqisë

Në dosjen që Federata Turke e Futbollit i ka dorëzuar UEFA-s 10 stadiumet në 9 qytete janë si më poshtë:

Qyteti Stadiumi Situata Kapaciteti Numri i Lozhave Data e hapjes
Ankara Ankara Rindërtim 65.307 147 2021
Antalya Antalya Punime përmirësuese 43.616 52 2015
Bursa Bursa Büyükşehir Belediye I Gatshëm 43.761 72 2015
Eskişehir Yeni Eskişehir I Gatshëm 34.930 48 2016
Gaziantep Gaziantep I Gatshëm 35.219 54 2017
Kocaeli Yeni Kocaeli I Gatshëm 34.712 48 2018
Konya Konya Büyükşehir Belediye I Gatshëm 37.829 54 2014
Stamboll Atatürk Olimpiyat Rindërtim 92.208 191 2023
Stamboll Türk Telekom I Gatshëm 53.611 149 2011
Trabzon Medical Park I Gatshëm 43.223 50 2016
Tags: ‘konkurron’“Euro 2024”e sajkerkonmodernestadiumetTurqia

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
Next Post
Accusations against Xhafaj, Noka: Prosecution to investigate

Accusations against Xhafaj, Noka: Prosecution to investigate

Alarmohet 45-vjeçarja në Durrës, i zhduken dy vajzat adoleshente

Alarmohet 45-vjeçarja në Durrës, i zhduken dy vajzat adoleshente

Vlorë, arrestohet brenda ditës një nga autorët e grabitjes me armë

Vlorë, arrestohet brenda ditës një nga autorët e grabitjes me armë







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Formimi i qeverisë së re të Kosovës, Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve
Kosovo

Formimi i qeverisë së re të Kosovës, Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve

by mirseda
16:24 | 28/10/2025
0

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance për formimin e qeverisë. Sipas...

Takimi në Riad/ Rama: Nuk më takon mua të jap leksione, por Evropa nuk kishte plane për paqe

Takimi në Riad/ Rama: Nuk më takon mua të jap leksione, por Evropa nuk kishte plane për paqe

16:23 | 28/10/2025
U kap dy orë pas ngjarjes së rëndë, policia: 25-vjeçari që vrau babanë

U kap dy orë pas ngjarjes së rëndë, policia: 25-vjeçari që vrau babanë

16:21 | 28/10/2025
U godit me thikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë

U godit me thikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë

16:18 | 28/10/2025
SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

14:58 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com