Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Turqia duhet të bashkohet për miratimin e Kushtetutës së re civile

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Turqia duhet të bashkohet për miratimin e Kushtetutës së re civile

Nga: Talha Köse “Daily Sabah”

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan prezantoi kohët e fundit në Ankara Planin e ri të Veprimit mbi të Drejtat e Njeriut. Dokumenti novator që i jep përparësi “lirisë së individit, shoqërisë së fortë (dhe) një Turqie më demokratike”, u bë publik pas 2 vitesh konsultime dhe kërkimesh intensive.

Misioni jetik i Ministrisë turke të Drejtësisë për të formuluar një plan të përditësuar dhe vizionar konsiderohet si një kontribut në kushtetutën e re civile, e cila është planifikuar të miratohet në vitin e 100-të të themelimit të Republikës së Turqisë, pra në vitin 2023.

Koha e njoftimit të këtij plani, sinjalizon gjithashtu edhe axhendën e re të reformave të presidentit Erdogan. Në politikën turke, shumë udhëheqës kanë ëndërruar të hartojnë një kushtetutë të re civile. Por shumë përpjekje për ta hartuar një të tillë kanë dështuar.

Për shembull, Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) u përpoq të diskutonte mbi këtë proces në vitin 2016, por për shkak të zhvillime dramatike të atij viti nuk pati mundësi.

Një kushtetutë e re ka qenë gjithnjë një nga qëllimet kryesore të Erdoganit. Në fjalën e tij të rastit, Erdogan tha se “plani i veprimit që ne do të shpjegojmë sot, është një shembull i vullnetit tonë për ndryshim dhe reforma, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Ai gjithashtu nënvizoi se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit, do të jetë në fokusin kryesor të kushtetutës civile të Turqisë. Dokumenti në fjalë, e vë theksin tek riorganizimi i institucioneve shtetërore dhe sistemin ligjor, duke i dhënë përparësi të drejtave dhe dinjitetit universal të njeriut.

Mes të tjerash në dokument thuhet:“Të drejtat që janë jetike për ekzistencën e një qenie njerëzore janë në zemër të një shteti të sunduar nga ligji. Thelbi moral dhe legjitimiteti i shtetit të së drejtës qëndrojnë tek vlerat universale dhe në perspektivën e të drejtave dhe lirive. Kjo i jep një shteti me një kushtetutë tiparin e tij shtetëror kushtetues,dhe e kthen sundimin përmes ligjit në shtetin e së drejtës”.

Kritika kryesore

Gjatë viteve të fundit, Erdogan dhe kabineti i tij janë kritikuar nga disa qarqe vendase dhe ndërkombëtare për prapësimin e disa parimeve demokratike dhe një axhende reformash.

Dokumenti i shpallur përfshin nëntë qëllime, 50 qëllime dhe 393 aktivitete, gjë që është një shenjë e rëndësishme për kthimin e reformave në një drejtim demokratik.

Veprime më konkrete dhe praktike, pritet që të pasojnë këtë plan veprimi. Ndërkohë gjatë javëve të ardhshme, pritet të shpallet një axhendë e re e reformave ekonomike. Dokumentet e shpallura deri tani mund të nënkuptojnë ndryshime jetike në axhendën e politikave të Erdoganit dhe Aleancës Popullore. Por ato sinjalizojnë një skemë të qartë mbi reformat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Qëndrueshmëria, përfshirja dhe praktika do të përcaktojnë suksesin e axhendës së reformave. Erdogan e ka vendosur nevojën e bashkëpunimit për të hartuar një kushtetutë të re si prioritetin e tij kryesor për vitin 2023, kur dhe do të kremtohet 100-vjetori i themelimit të Republikës Turke, dhe në të njëjtën kohë është viti kur do mbahen zgjedhjet presidenciale.

Zërat kritikë

Disa parti të opozitës dhe kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Turqisë, e portretizuan planin e veprimit si një hap drejt ndryshimit të kontekstit të debateve politike në vend. Gjithsesi nga opozita, nuk është bërë asnjë kritikë që të ketë lidhje direkte me përmbajtjen e dokumentit.

Disa të tjerë e kanë sulmuar dokumentin si jopraktik. Dokumenti mund të mos jetë në gjendje që të rregullojë të gjitha problemet dhe të adresojë të gjitha kritikat, por drejtimi i axhendës së politikave do të riformatohet në ditët në vijim.

Përkundër të gjitha kundërshtimeve, ekspertët e ligjeve e vlerësuan dokumentin dhe planin e lidhur me të. Përpara se ta bënte publik dokumentin, Erdogan u këshillua me aleatin e tij politik Xhevlet Bahçeli, kryetarin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

Ky i fundit deklaroi gjithashtu mbështetjen e tij mbi idenë e një kushtetute të re. Përpara se të hartonte draftin, Ministria e Drejtësisë u konsultua me shumë palë të interesuara. U mbajtën shumë tryeza ekspertësh dhe takime konsultative, gjë që është një shenjë premtuese për të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, dokumenti e vë shumë theksin në përdorimin e procedurave të drejta dhe të ndershme në administrimin e shtetit të së drejtës. Për shembull, theksi i dokumentit tek garancitë procedurale dhe parimet për një gjykim të sigurt dhe të drejtë janë pikat kryesore të rëndësishme.

Për analistët e politikës turke, plani i të drejtave dhe diskutimet e reja mbi kushtetutën civile janë emocionuese dhe premtuese. Një kushtetutë e re për të zëvendësuar Kushtetutën aktuale të vitit 1982, e cila u hartua me urdhër të juntës ushtarake, është vonuar me gjithë ciklin e ndryshimeve.

Turqia ka nevojë për një kushtetutë të re civile që të përmbushë nevojat e shekullit XXI. Është e nevojshme që ky plan të përshëndetet dhe të shpresojmë që ai të vihet në veprim.

Të gjithë aktorët politikë, përfshirë opozitën, janë gjithashtu përgjegjës dhe duhet të jenë pjesë e këtij procesi.

Shpresojmë që Aleanca Popullore në qeverisje dhe partitë e opozitës, të mund t’i bashkohen procesit të hartimit të një kushtetute të re dhe më moderne, që është në përputhje me parimet e përmendura në planin e veprimit.

Burimi i lajmit: https://www.dailysabah.com/opinion/columns/turkey-must-come-together-for-new-civilian-constitution

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”
Bota

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë
Bota

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë
Bota

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Next Post
“Nuk luajmë futboll pa flamur dhe pa himn”/ Kosova kërcënon Spanjën

“Nuk luajmë futboll pa flamur dhe pa himn”/ Kosova kërcënon Spanjën

A do të ketë zgjedhje para zgjedhjeve në Serbi?

A do të ketë zgjedhje para zgjedhjeve në Serbi?

Publikohet harta e Covid-19: Ja zonat e kuqe në Shqipëri

Kurba mbetet e pandryshuar, 17 persona humbin jetën nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com