“Nuk luajmë futboll pa flamur dhe pa himn”/ Kosova kërcënon Spanjën

Federata Spanjolle e Futbolit do të mbajë një takim urgjent sot gjatë ditës, pasi Federata e Futbollit të Kosovës i bëri të ditur këtë të martë, se nuk do të pranojë të luajë kundër tyre në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, që do të zhvillohen në fund të muajit mars, nëse flamuri dhe himni i Kosovës nuk respektohen.

Federata Spanjolle bëri me dije ditën e djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale se Kosova është territor dhe do të luajë muzikë para ndeshjes së 31 marsit, që do të luhet në Sevija, por nga ana tjetër FFK reagoi menjëherë, duke i kujtuar Spanjë rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s në lidhje me ndeshjet zyrtare, shkruajnë mediat kosovare.

“Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e di këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen. Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm, është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim. Ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”.

Kjo e ka shtyrë federatën spanjolle të thërrasë nesër takim urgjent për të gjetur një zgjidhje, sipas mediave në Spanjë.

Kosova ndodhet në Grupin B, në kualifikueset për Kupën e Botës 2022, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj. Spanja nuk e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.