Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Turizmi martesor thyen rekord, çiftet shpenzojnë para pa fund

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Turizmi martesor thyen rekord, çiftet shpenzojnë para pa fund

Ndërsa italianët mendojnë gjithnjë e më pak për altarin, mijëra çifte të huaja ëndërrojnë të thonë premtimet e tyre në Itali. Ka amerikanë që martohen në Salento, të frymëzuar nga seritë televizive ‘The Bold and The Beautiful.

Qindra çifte kineze duan të martohen në Romë, si dhe shumë më tepër në Vicenza në rezidencat verore të Monteçhi dhe Capuleti. Turizmi i dasmës në Itali po lulëzon.

Turizmi martesor është një fenomen që ka pasuruar tregun italian me rreth 385 milionë euro në vitin 2017. Ndërkohë, me hyrjen e çifteve të huaja pritet të rritet me 7% në vitin 2018. Gjatë shtatë viteve të fundit tregu është bërë ambicioz dhe fitimprurës. Në përgjithësi, turizmi martesor kushton rreth 55 mijë euro për ceremoni.

Tregjet kryesore për turizmin martesor në Itali janë Britania e Madhe (26.4%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (20.7%), Australia (8.4%), Irlanda (5.4%) dhe Gjermania (4.9%). Shumë të huaj priren të kërkojnë martesa jo tradicionale dhe për të kënaqur nevojat e tyre nevojiten planifikues të specializuar të dasmës.

Ka shumë detaje dhe njerëz në pozicione të ndryshme që nga përzgjedhësi i restorantit, fotografi, luleshitësi e deri tek ata të cilët dekorojnë tortën e dasmës.

Ka një larmi të madhe kërkesash nga bashkëshortët. Disa duan dasma të shpejta dhe thjesht simbolike dhe nuk shpenzojnë më shumë se 1200 euro. Ata që e duan më shumë se kushdo tjetër këtë formulë janë zviceranët, austriakët dhe gjermanët, si dhe një pjesë e italianëve të kthyer, të rritur jashtë vendit.

Planifikuesit e dasmave dhe operatorët turistikë janë dy profesione referimi. Por ka edhe një pozicion tjetër të rëndësishëm, bashkërenduesi i planit të dasmës, udhëzuesi turistik i cili ndihmon bashkëshortët dhe të dashurit e tyre. Operatorët e turizmit të dasmës duhet të kenë shumë përvojë praktike. Ata duhet të dinë destinacionet, hotelet, dyqanet për veshjet e dasmës dhe shumë më tepër.

Rajonet më të njohura janë Toskana (31.9% e ceremonive), Lombardia (15%), Campania (14%), Veneto (8%) dhe Lazio (7%). Puglia ka pritur gjithashtu bumin e fundit, ndërkohë që aksionet e mbetura janë të shpërndara në të gjithë vendin.

Çdo vit, në Itali, turizmi martesor numwron mbi 1 milion të huaj të pranishëm dhe më shumë se 7 mijë ceremoni martesore. Sa i takon vendeve të preferuara për ceremoninë, renditen hotelet luksoze, vilat e njohura, restorantet, fermat dhe kështjellat-shkruan Scan. 

Ndërkohë, vihet re një prirje e çifteve indiane që shpenzojnë miliona për një martesë në Itali, në stilin Bollywoodian. Po ashtu, një ‘valë’ ështw regjistruar edhe nga Kina, ku rreth 60% e çifteve kineze duan të martohen jashtë vendit, sipas ekspertëve. Kinezwt e duan historinë, artin dhe romancën italiane. Ata gjithashtu e duan peizazhin dhe preferojnë kryesisht veriun e Italisë.

Nga ana tjetër, traditat italiane janë shumë të ndryshme. Italianët zgjedhin destinacione pothuajse gjithmonë një hap larg shtëpisë së tyre. Sidoqoftë, turizmi martesor ka filluar të prekë edhe banorët e metropoleve italiane. Edhe pse ende një përqindje e vogël, pritet të rritet në të ardhmen. Italianët pëlqejnë kryesisht të martohen në Gadishullin Iberik, por edhe në Afrikën e Jugut, Tajlandë dhe sigurisht në Las Vegas.

Ata që qëndrojnë në Itali nuk lëvizin nga qyteti i tyre dhe kanë tendencë të jenë tradicionalë në përzgjedhjen e vendeve. Dasmat në vila përbëjnë 68% të kërkesave. Por ka disa tendenca kurioze: serat, papafingot, depot dhe objekte si kinematë e mëparshme, fabrikat etj.

Ky trend mund të prishë modelin e hoteleve (ende 18% të kërkesës), restorantet luksoze (11%), fermat dhe vendbanimet t (7%) dhe kështjellat (4%) në të ardhmen e turizmit martesor.

Tags: ciftetmartesorpa fundparashpenyojneturizmi

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Ronaldo tregon muskujt, kur Reali ka më shumë nevojë (Video)

Ronaldo tregon muskujt, kur Reali ka më shumë nevojë (Video)

SKANDALI/ Çfarë lidhje ka Rovena Gashi me “Balkans Investment Group”?

SKANDALI/ Çfarë lidhje ka Rovena Gashi me “Balkans Investment Group”?

Video/ I ri por i rrezikshëm, kapet bosi i mafies famëkeqe

Video/ I ri por i rrezikshëm, kapet bosi i mafies famëkeqe







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com