Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Turizmi i injorantëve të pasur

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/Kanë mjaftuar disa të shtëna në ajër në një nga diskot më popullore të Rivierës në bregdet, për të kthyer sot sytë, nga një prej plagëve serioze që vuan turizmi i sotëm shqiptar, sa i takon ofertës që ai ka për argëtim.

Nga Palasa deri në Jalë, në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, një turist i ka të gjitha mundësitë të argëtohet vetëm me detin. Përtej kësaj mundësie, pasditet dhe mbrëmjet në Rivierën shqiptare janë një betejë më vete.

Në gjithë zonën më të shtrenjtë të turizmit bregdetar në vend, nuk ke asnjë shans të argëtohesh, të mjekohesh nëse sëmuresh dhe as të shëtisësh apo eksplorosh zonën.

Alternativa e vetme janë disa modele diskosh të eksportuara nga Blloku në qendër të Tiranës në bregdet. Janë thuajse të njëjtët pronarë, të njëjtët menaxherë dhe të njëjtët klientë.

Super të shtrenjta, dhe të krijuara për të rrjepur shtresën e të rinjve të pasur, ato janë në të vërtetë modeli se si nuk duhet të zhvillohet turizmi në vend.

Pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar për shkak të këtij modeli, po kthehet në një zonë preferenciale vetëm për ata që duan të transferojnë qëndrimin nga Tirana në bregdet në fundjavë, por jo për një turist të zakonshëm.

Një turist i zakonshëm pas orës 18.00, nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në zonë nuk ka asnjë institucion kulturor, asnjë sallë kinemaje apo muze rajonal, asnjë atraksion kulturor, asnjë guidë për të të shpjeguar zonën, asnjë shenjë të turizmit historik edhe pse ka histori me shumicë, asnjë mundësi për të shëtitur buzë detit, asnjë zonë popullore ku njerëzit dalin dhe shërbehen lirë.

I gjithë sistemi është i ngritur si një çark për disa parallinj, duke pasur parasysh një tufë pordhacësh nga Tirana që fundjavave të verë, i lënë takimet në këtë bregdet.

Një familje e zakonshme e ka të pamundur ta shtyjë më shumë se tre ditë në këtë zonë, ndërsa mund ta kalojë shumë më mirë në Sarandë edhe pse qyteti është i tejngopur me ndërtime dhe turistë.

Ndryshe nga bregdeti i tangërllëkut shqiptar, qytetet tona bregdetare, me gjithë të metat, si Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini e ndonjë tjetër, ofrojnë më shumë mundësi për t’u ndjerë pushues se sa një vend perlë si zona nga Dhërmiu në Jalë.

Ajo zonë po shndërrohet pak nga pak në një zonë përjashtuese për turistin e zakonshëm. Dhe modeli i zhvillimit po vazhdon të jetë kriminal.

Në vend që të investohet në resorte dhe atraksione turistike, po vazhdon krimi i ndërtimit të zonave të mëdha rezidenciale, apo fshatrave me vila, modele tërësisht të dështuara nga Lalzi në Golem, që realizojnë ëndrrat vanitoze të dhjetëra milionerëve të rinj për të pasur vila në bregdet, duke e vdekur tërësisht turizmin.

Në vend të resorteve të mëdha që do të zhvillonin zonën dhe do t’iu jepnin mundësi mijëra pushuesve ta frekuentonin, do të kemi pas disa vitesh, fshatra të tëra të vdekura turistike, që nuk di pse i quajnë investime strategjike në turizëm, pasi janë e vetmja strategji e dështuar turizmi. Ato janë veprimtari të pastra “real estate” pasi vilat janë para-blerë nga qytetarë të pasur që do ti përdorin ato 15 ditë në vit, nëse nuk arrijnë të zihen me gratë deri në fund të pesëmbëdhjetditëshit.

Pastaj do të jenë bosh, dhe njerëzit do t’i tregojën me gisht se të kujt janë vilat, si i vetmi atraksion thashethemesh në zonë.

Askush nuk ka menduar që në zonë të investohet për turizmin historik  edhe pse është zona që ka mbiprodhuar histori; askush nuk investon për turizmin fetar por dhe atë e kanë lënë në dorë të ca priftërinjve sherxhinj që mezi presin gushtin të bëjnë sherr; askush nuk mendon për kulinarinë ngaqë dhe një i zonës që merret me kulinari ka helmuar gjithë Shqipërinë me sherre; askush nuk ka menduar për objekte muzeale, edhe pse çdo shtëpi e Vunoit e Dhërmiut ka më shumë histori se Tirana e vjetër; askush nuk ka menduar për guida për eksplorimin e zonës, edhe pse askund në botë nuk e ke aq afër detin me shtigje malore dhe alpe të mahnitshme; askush nuk ka menduar për vende argëtimi për fëmijë, për lodra dhe ambiente argëtuese, apo gjëra të tjera që të mbushin ditën, por vetëm për vila të shtrenjta, disko të shtrenjta dhe në fund dhe ndonjë krisëm herë në ajër e herë në shenjë.

Është shembulli se si vdes një pasuri natyrore kur bie në duar zengjinësh të rinj, të cilët nuk investojnë për turizmin, por për fitime të shpejta të tyre.

Ata nuk kanë faj se atë dinë të bëjnë, por dikush duhet të diktojë strategji të re turizmi për ta shpëtuar bregdetin prej tyre.

Ata kanë një klientelë me dy mijë vetë të pasur dhe atyre i kanë marrë lekë për vila në Golem, pastaj për vila në Lalz, pastaj për vila në Tiranë, e tani për vila e disko në Rivierën shqiptare. Kaq dinë të bëjnë.

Është modeli më i shëmtuar dizpropocional mes ofertës për shumicën dhe eskluzivitetit për pakicën. Është turizmi i injorantëve të pasur. Atyre që nuk duan të shikojnë dhe mësojnë, por që duan t’i shikojnë e t’i adhurojnë. (TemA)

Tags: Dhermiinjorantëve”jugpasurturizmi

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shkoi në vendin e gabuar, këngëtarja shqiptare ‘pushtohet’ nga fantazmat

Shkoi në vendin e gabuar, këngëtarja shqiptare 'pushtohet' nga fantazmat

“Cristiano shko tek Juventusi, ti e di sa të duan italianët”

“Cristiano shko tek Juventusi, ti e di sa të duan italianët”

Ronaldo telefonon Allegrin, duket se gjithçka ka përfunduar

Ronaldo telefonon Allegrin, duket se gjithçka ka përfunduar







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com