Tryeza e thirrur nga PR dhe PAA ka filluar mbledhjen e saj. Ftesës së Fatmir Mediut dhe Agron Dukës i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha partitë politike parlamentare.
Disa prej këtyre partive nuk kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen por duket se tashmë të gjitha janë të gatshme që të gjejnë gjuhën e dialogut për gjetjen e një zgjidhje politike.
Kamerat kanë filmuar brenda tryezës së rrumbullakët dhe është e qatë që këtë takim e drejtojnë dy iniciatorët Mediu dhe Duka.
Akoma nuk dimë nëse do arrihet një zgjidhje e ngërçit politik sonte por pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të lodhur nga këro lojra politike dhe presim me padurim një zgjidhje.
Më herët tryezës së thirrur nga PR dhe PAA i shin përgjigjur pozitivisht Partia Demodratike, me përfaqësues Lulzim Bashën, Partia Demokristiane e Shqipërisë me përfaqësues Nard Ndokën, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me përfaqësues Dashamir Shehin, dhe Partia Libra me përfaqësues Ben Blushin.
Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nuk kishin dhënë asnjë sinjal se do të ishin pjesë e tryezë.
Tashmë të gjitha partitë parlamentare janë në tryezë dhe urojmë gjë mos të dalin nga aty pa gjetur një zgjidhje politike.