Presidenti Trump i tha Këshillit të Shtëpisë së Bardhë në pranverë se ai donte të urdhëronte Departamentin e Drejtësisë që të ndiqte penalisht dy nga kundërshtarët e tij politikë: Hillary Clinton dhe ish-kreun e FBI-së, James B. Comey. Kështu kanë deklaruar burime të afërta me familjen presidenciale, shkruan The New York Times.
Por, mësohet se avokati McGahn e kundërshtoi presidentin Trump, duke i thënë se ai nuk kishte autoritet të urdhëronte ndjekjen penale. Avokati e ka sugjeruar Trump se mund të kërkonte një hetim, por kjo gjithashtu mund të nxiste akuza ndaj tij për shpërdorim detyre.
Madje, McGahn kishte kërkuar nga avokatë të Shtëpisë së Bardhë që të shkruanin një memorandum për Trump, duke e paralajmëruar atë se nëse kërkonte që rivalët e tij të hetoheshin ligjërisht, atëherë ai mund të përballej me një sërë pasojash, duke përfshirë edhe fajësimin e mundshëm.
Përplasja ishte një nga shembujt e qartë se si Trump e sheh Departamentin e pavarur të Drejtësisë si një mjet për t’u përdorur kundër armiqve të tij politikë. Gjatë javëve të fundit, McGahn u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe Trump emëroi avokat një politikan besnik të tijin por të papërvojë, Matthew G.Whitaker./ TIRANA TODAY