Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump sulmon Gjermaninë: “Gjermanët janë shumë, shumë të këqinj”

9 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
U.S. President Donald Trump (C) walks past French President Emmanuel Macron (L) and German Chancellor Angela Merkel on his way to his spot for a family photo during the NATO summit at their new headquarters in Brussels, Belgium May 25, 2017.  REUTERS/Jonathan Ernst - RTX37MR4

U.S. President Donald Trump (C) walks past French President Emmanuel Macron (L) and German Chancellor Angela Merkel on his way to his spot for a family photo during the NATO summit at their new headquarters in Brussels, Belgium May 25, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst - RTX37MR4

Donald Trump kundër Gjermanisë? Jo vetëm fuqia ekonomike gjermane e bezdis presidentin amerikan. Edhe në konsultimet e G7 nuk gjendet dot një linjë e përbashkët me amerikanët.
“Shumë, shumë i keq” është sufiçiti tregtar i Gjermanisë, duket se ka thënë presidenti amerikan në takimin me krerët e unionit, kryetarin e Këshillit të BE, Donald Tusk, dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker të enjten (25.05). Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” pasqyron bisedën e presidentit amerikan me krerët në BE- Ndërkohë vëzhgues të tjerë bëjnë fjalë për një gjuhë edhe më të ashpër kundër gjermanëve.
“Spiegel online”, bazuar në qarqet që ishin në takim, raporton se presidenti amerikan duket të ketë thënë në takimin me Juncker dhe Tusk, se “gjermanët janë shumë, shumë të këqinj.” “Shikoni milionat e automjeteve që ata shesin në SHBA. E tmerrshme. Ne do ta ndalim këtë.” Juncker, sipas të dhënave, ka qenë në krah të Gjermanisë.

“E padrejtë kundrejt popullit amerikan”
Pozicioni i presidentit amerikan nuk është i ri. Jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte kritikuar hapur influencën gjermane në ekonominë amerikane dhe eksportet e fuqishme të Gjermanisë. Slogani i tij “Amercia first” kërkon të bëjë të qartë, se për Donald Trump ka prioritet absolut zvogëlimi i deficitit tregtar amerikan.

Në fjalimin ceremonial, Trump nuk hezitoi të kritikojë aleatët. “Ka ardhur koha, që anëtarët e NATO-s të paguajnë kontributin që duhet”, tha ai. “Kjo është e padrejtë kundrejt popullit amerikan.” Kancelarja Merkel shikoi në këtë moment të fjalimit në drejtimin e kundërt.
Takimi në Taormina
Qëndrimet e presidentit amerikan mund të rëndojnë edhe sot konsultimet e grupit të shtatë vendeve të industrializuara në Sicili, në Taormina. Nuk ka shenja për ujdi si në politikën e klimës ashtu edhe atë tregtare dhe politikën e refugjatëve. Sipas njoftimeve të dpa-së, ka shqetësim, se vendet e G7-s, SHBA, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, e Italia mund të bien dakord vetëm për shumë pak tema gjatë këtyre konsultimeve- e madje edhe deklarata përfundimtare mund të formulohet jo sipas pritshmërive.
Për shkak të rezistencës së së delegacionit amerikan, Italia ka hequr disa pika nga axhenda. Nuk pritet një deklaratë kontruktive për migracionin dhe shanset e njerëzve për mobilitet. Trump ka shqetësime për sigurinë në këtë drejtim. As iniciativa e planifikuar për ushqimin e kundër urisë në botë nuk do të futet në deklaratë, një shqetësim i madh për organizatat humanitare, që kërkojnë të luftojnë urinë në vende të caktuara./marrë nga Dojce Wele/

Tags: kunder GjermaniseTramp

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Publikohen fotot e rralla, Enver Hoxha nga një prehër në tjetrin

Karma bën punën e saj: Donald Trump injoroi Ramën, por edhe u injorua (VIDEO)

Nesër dita e parë e Ramazanit, Bruçaj uron besimtarët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com