Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Trump po manipulohet nga Putini. Ç’duhet të bëjmë?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Trump po manipulohet nga Putini. Ç’duhet të bëjmë?

Nga Will Hurd “The New Jork Times”/ Gjatë karrierës sime si një agjent sekret i CIA-s, kam parë shërbimin inteligjent rus të manipulojë shumë njerëz. Por s’kam menduar kurrë, se do të vinte një ditë që të shihja, që njëri prej tyre të ishte edhe vetë presidenti i SHBA-së.

Dështimi i Trump për të mbrojtur përfundimet unanime të komunitetit të inteligjencës së SHBA, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, dhe për të dënuar fushatat e fshehta ruse të anti-influencës, dhe qasja agresive e Moskës në skenën botërore, ndërkohë që një diktator rus thotë gënjeshtra faqe të gjithëve, hutoi shumëkënd, por duhet të shqetësojë sëriozisht të gjithë amerikanët.

Duke u manipuluar nga Vladimir Putin, udhëheqësi i botës së lirë mori pjesë aktive në një fushatë dezinformuese ruse, që legjitimonte mohimin e Rusisë, dhe e dobësoi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara, si për miqtë tanë ashtu edhe për armiqtë jashtë vendit.

Si një anëtar i Kongresit, një degë e barabartë e qeverisë, e ndërtuar nga themeluesit tanë për të siguruar kontrollin dhe balancën ndaj degës së ekzekutivit, besoj që ligjvënësit duhet të përmbushin detyrën tonë të mbikëqyrjes, si dhe ta informojmë popullin amerikan për rrezikun aktual.

Në një fare mënyre, shumë amerikanë kanë harruar se Rusia është kundërshtarja dhe jo aleatja jonë, dhe arsyet e tensioneve të sotme, gjenden shumë më herët sesa zgjedhjet e vitit 2016.

Për më shumë se një dekade, Rusia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore në mbarë botën, ka mbështetur diktatorët brutalë dhe ka pushtuar kombet sovrane – të gjitha në dëm të interesave të Shteteve të Bashkuara.

Mit Romni, kishte të drejtë në vitin 2012, kur ai i tha presidentit Barak Obama, se Rusia ishte “pa dyshim armiku ynë gjeopolitik nr.1”. Komuniteti ynë i inteligjencës, ka arritur me besim të lartë në përfundimin se presidenti Putin urdhëroi personalisht shërbimet e tij të sigurisë, për të ndërmarrë një fushatë ndikimesh që synonin minimin e besimit në demokracinë amerikane, dhe për të mbjellë kaos në sistemin tonë zgjedhor.

Përpjekjet e Rusisë, për të sulmuar organizatat politike dhe komisionet zgjedhore janë të mirë-dokumentuara, ashtu sikundër janë fushatat ruse të dezinformimit mbi platformat e mediave sociale. Rusia është një kundërshtare jo vetëm e Shteteve të Bashkuara, por dhe e njerëzve kudo në botë që duan lirinë.

Dezinformimi dhe kaosi, është një formë arti ruse e zhvilluar gjatë epokës sovjetike, të cilën

tani Rusia e ka përditësuar, duke përdorur mjete moderne. Rezultati ka qenë disinformimi rus,

që përhapet si një virus në të gjithë botën perëndimore.

Nga zgjedhjet në Britani, Francë dhe Malin e Zi, tek pushtimet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, Moska ka ndjekur një politikë të jashtme agresive, që ka për qëllim përhapjen e destabilitetit, dhe zgjerimin e ndikimit rus në shtetet që dikur kanë qenë nën thundrën e komunizmit sovjetik.

Këto përpjekje, po dobësojnë aleatët tanë, dhe po forcojnë ata që synojnë të minojnë rendin demokratik, që ka ndihmuar në parandalimin e një lufte tjetër botërore në Europë që nga viti 1945. Për më tepër, kërcënimi i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuaram, nuk ka kaluar.

Vetëm javën e kaluar, Dan Coats, drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, paralajmëroi se “dritat e paralajmërimit po bëhen të kuqe”, se Rusia dhe kundërshtarët e tjerë, do të ndërmarrin sulme të mëtejshme kibernetike ndaj infrastrukturës tonë digjitale. Kjo përfshin shumë nga kompanitë energjetike në distriktin tim të origjinës në jug dhe në perëndim të Teksasit.

Mos u gaboni, fushata disinformuese ruse po funksionon. Shumë nga zgjedhësit e mi, kanë pyetur se çfarë mund të bëjë Kongresi për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet ruse, dhe për të siguruar një kontroll mbi shfaqjen poshtëruese të presidentit Trump në Helsinki.

Nëse është e nevojshme, Kongresi duhet të marrë një rol udhëheqës në çështjet e sigurisë europiane, siç ka bërë në vitet e fundit. Për shembull, gjatë administratës së Obamës, Kongresi e nxiti vazhdimisht presidentin të dërgonte armë vdekjeprurëse për të ndihmuar Ukrainën,

në luftën e saj kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Vitin e shkuar, Kongresi miratoi Aktin e Sanskioneve kundër Kundërshtarëve të Amerikës, për të imponuar sanksione të ashpra ndaj Rusisë, si hakmarrje për ndërhyrjen e kësaj të fundit në zgjedhjet tona presidenciale. Dhe këtë vit, Kongresi miratoi Aktin për Bashkëpunimin me Ukrainën në Fushën e Sigurisë Kibernetike, për të përmirësuar aftësinë e Kievit për t’iu përgjigjur disinformimit dhe përpjekjeve propagandistike të mbështetura nga Rusia.

Unë jam gjithashtu i inkurajuar, që Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, të dëshmojë për takimet e fundit të presidentit Trump me Kim Jong-un dhe Vladimir Putin.

Përveç kësaj, Kongresi duhet të veprojë, për t’u dhënë burrave dhe grave të agjencive të inteligjencës, mjetet për të cilat ata kanë nevojë për t’u përballur me Moskën, dhe për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen. Ne mund të fillojmë duke dërguar në tryezën e presidentit Aktin e Autorizimit të Inteligjencës, i cili autorizon fondet për të mbështetur programet kombëtare të sigurisë në të gjithë komunitetin e inteligjencës.

Ai gjithashtu kërkon raporte të rregullta publike mbi kërcënimet e huaja në fushatat zgjedhore federale, përpara se të mbahen zgjedhje, raportimin e detyrueshëm në Kongres brenda 14 ditëve, pasi është verifikuar ndonjë ndërhyrje kibernatike, dhe raportim në Komisionet e Inteligjencës të Dhomës dhe Senatit për fushatat e fundit dhe të vazhdueshme të influencës ruse.

Si anëtar i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare në Kongres, besoj fuqishëm në rëndësinë e përgjegjësive të mbikëqyrjes së Kongresit, dhe do të punoj me kolegët e mi për të siguruar që administrata ta marrë seriozisht kërcënimin rus.

Pa një veprim, ne rrezikojmë të humbim besueshmërinë e mëtejshme në negociatat ndërkombëtare, me miqtë dhe armiqtë tanë në marrëveshjet e rëndësishme tregtare, aleancat ushtarake dhe armët bërthamore. Në këtë mjedis të rrezikshëm gjeopolitik, ne duhet të jemi vigjilentë dhe të fortë, në reagimin ndaj kërcënimeve të huaja.

Sfidat e paraqitura nga Rusia nuk janë të ndryshme, dhe unë shpresoj që presidenti të ndajë bindjen time se forca dhe jo dobësia amerikane, është mënyra më e mirë për të ruajtur një botë të sigurt, përballë kundërshtareve si Rusia. PËRSHTATI: TIRANA TODAY

Shënim:Will Hurd, është një kongresmen republikan nga Teksasi.

Tags: bëjmëÇ’duhetmanipulohetPutiniTrump

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Guardiola është një trajner i madh, ja çfarë thotë për “tradhtarin” Jorginho

Guardiola është një trajner i madh, ja çfarë thotë për “tradhtarin” Jorginho

Japonia ‘merr flakë’, 30 të vdekur nga temperaturat e larta

Japonia ‘merr flakë’, 30 të vdekur nga temperaturat e larta

Bayerni përmbys PSG-n me një shqiptar në fushë (Video)

Bayerni përmbys PSG-n me një shqiptar në fushë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com