Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump kërcënon të mbyllë kufirin me Meksikën

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump kërcënon të mbyllë kufirin me Meksikën

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të enjten se do të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë nëse qeveria e tij nuk arrin të vërë nën kontroll dyndjen e imigrantëve pa dokumente që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Një masë e tillë do të ndërpriste një marrëdhënie tregtare mes dy shteteve me vlerë 1.68 miliardë dollarë në ditë.

Komentet për gazetarët zoti Trump i bëri nga vendpushimi i tij në Mar-a-Lago të Floridës, ku po kalon festën e Falënderimeve. Ai ripërsëriti gjithashtu pohimet e sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis të bëra të mërkurën, se trupat amerikane në kufirin me Meksikan janë autorizuar të përdorin forcë vdekjeprurëse nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur agjentët e patrullës kufitare prej atyre që do të kalonin kufirin.

Komentet pasuan një bisedë telefonike që presidenti Trump zhvilloi me trupat amerikane që shërbejnë në rajonin e Azi-Paqësorit, telefonatë që ndodh në mesin e kritikave se ai nuk ka vizituar trupat që nga momenti që mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 5,800 ushtarë amerikanë po kalojnë festën e Falënderimeve duke vendosur tela me gjemba dhe duke ngritur tenda kampimi në kufirin me Meksikën mes polemikave rreth shkeljes së mundshme të një ligji amerikan 130 vjeçar, i cili ndalon përdorimin e ushtrisë për aktivitete që lidhen me rendin brenda vendit.

Duke folur rreth shqetësimeve që ka krijuar karvani i imigrantëve nga Amerika Qendrore, presidenti Trump tha se administrata e tij do të “mbyllë hyrjen në vend për një periudhë kohore nëse situata del jashtë kontrollit ose nëse do të ketë lëndim të njerëzve“.

“Dhe me ketë kuptoj gjithë kufirin. Meksika nuk do të jetë në gjendje të shesë makinat e saj në Shtetet e Bashkuara”,- shtoi ai.

Sipas informacioneve zyrtare, vitin e kaluar niveli i shkëmbimeve tregtare mes SHBA-së dhe Meksikës arriti në rreth 615.9 miliardë dollarë ose rreth 1.68 miliardë dollarë në ditë.

Zoti Trump tha gjithashtu se trupat në kufi janë autorizuar të përdorin forcë vdekjeprurëse nëse do të jetë e nevojshme, duke ripërsëritur komentet e së mërkurës të bëra nga sekretari Mattis.

Mediat citonin komandantin përgjegjës për misionin të kishte thënë se disa prej trupave mund të ktheheshin në shtëpi që në fillim të kësaj jave dhe se operacioni në mbështetje të forcave të patrullimit të kufirit duhet të përfundojë deri në mes të dhjetorit. Por në vend të zbutjes së misionin, administrata e zotit Trump duket se po e fuqizon atë.

“Presidenti e pa të nevojshme të mbështesë policinë kufitare dhe ne morëm mbrëmë një udhëzim shtesë, që na autorizon të zbatojmë masa shtesë. Po analizojmë se për çfarë bëhet fjalë”, u tha zoti Mattis gazetarëve.

Ekspertët ligjorë thonë se urdhri mund të shkelë atë që njihet si akti “Posse Comitatus” i vitit 1878, i cili së bashku me një tjetër ligj edhe më të hershëm e kufizon fuqinë e qeverisë federale, të përdorë personelin ushtarak për të vënë në zbatim politikat e brendshme.

Përshkallëzimi i situatës është pasojë e një memoje të Shtëpisë së Bardhë të lëshuar të martën, që autorizon ushtrinë të marrë masa që i konsideron “të nevojshme në masë të arsyeshme” për të mbrojtur personelin federal në kufi. Kjo mund të përfshijë “demonstrim ose përdorim të forcës (përfshirë forcën vdekjeprurëse kur është e nevojshme), kontrollin e turmës, ndalimin e përkohshëm si dhe kontrollin fizik”, thuhej në dokument./voa/

Tags: kufirinMeksikëntë mbyllëTrump

TË LIDHURA

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!
Bota

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Next Post
“Gjigantët” futen në kafaz, dueli ‘vdekjeprurës’ vjen në MMA

“Gjigantët” futen në kafaz, dueli ‘vdekjeprurës’ vjen në MMA

Berisha: Ndrikull, ruaji gishtat! Rama: Kafshëri politike

Berisha: Ndrikull, ruaji gishtat! Rama: Kafshëri politike

“Kemi për të ngrënë falë këmbëve”, rrëfimi 360° i Ibrahimovic: Ia ‘mbledh’ gruaja

“Kemi për të ngrënë falë këmbëve”, rrëfimi 360° i Ibrahimovic: Ia ‘mbledh’ gruaja







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com