Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump ‘bie nga kali’, mbështetje e ulët në anketa

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump hap një tjetër “front lufte”, godet NATO-n

Ndërsa afrohen zgjedhjet e Kongresit, republikanët po i ndjekin me vëmendje shifrat e anketave për Presidentin Donald Trump, që aktualisht është rreth 42 për qind. Mbështetja historikisht e ulët për zotin Trump, ra në nën 40 për qind në disa sondazhe të fundit, ndoshta një reflektim ndaj kaosit të vazhdueshëm brenda administratës në disa fronte. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone sjell më shumë hollësi nga Uashingtoni.

Pas një lutjeje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump drejtoi një takim të kabinetit ku ekonomia ishte tema kryesore.

“Ekonomia jonë është në gjendjen më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Kur ne morëm pushtetin, ishte në drejtimin e gabuar dhe tani po ecën më mirë se kurrë”.

Votuesit po ia njohin pjesërisht meritën presidentit për ekonominë, thotë Frank Newport i organizatës “Gallup”.

“E dimë që nivelin më të lartë të mbështetjes, zoti Trump e ka për ecurinë ekonomike. 50 për qind miratojnë mënyrën se si e ka menaxhuar ekonominë në anketën e fundit dhe kjo është një shifër relativisht pozitive”.

Por kohët e fundit ka pasur shumë zhvillime që kanë shpërqendruar vëmendjen, përfshirë vendimin e zotit Trump për t’i hequr çertifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan dhe përplasjes së tij me ish-këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë, Omarosa Manigault Newman.

Veprimi i Presidentit Trump ndaj zotit Brennan alarmoi shumë demokratë, përfshirë senatorin Mark Warner.

“Mua më duket si praktikë e tipit niksonian që përpiqet t’i mbyllë gojën kujtdo që kritikon presidentit. Kjo na vendos në një territor të panjohur”.

Politikat e debatueshme të imigracionit dhe kritikat e shumta ndaj takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, mund të kenë kontribuar gjithashtu tek mbështetja e ulët për zotin Trump, thotë analisti Larry Sabato.

“Dhe ai nuk është president me mbështetje 50 për qind. Ai nuk ka pasur asnjëherë mbështetje mesatare mbi 50 për qind për asnjë ditë të presidencës së tij”.

Përkrahja e ulët për zotin Trump mund të ketë ndikim tek përpjekjet e republikanëve për të ruajtur shumicën në zgjedhjet e nëntorit, thotë John Hudak.

“Në përgjithësi partia e presidentit humb vende në zgjedhjet në mes të mandatit. Kjo prirje vetëm përforcohet nga një president jo i pëlqyer dhe shkalla e mbështetjes për Presidentin Trump ka qenë e ulët në parametrat historikë dhe vazhdon të jetë e tillë”.

Përkrahësit e zotit Trump besojnë se votuesit do t’i njohin presidentit meritën për ekonominë e fortë në nëntor, përfshirë ish-menaxherin e fushatës së tij, Corey Lewandowski.

“Papunësia në vendin tonë, jo vetëm mes amerikanëve të bardhë të klasës së mesme si unë, por edhe hispanikëve dhe afrikano-amerikanëve, është në nivelet më të ulëta që kur filloi të regjistrohej, në vitin 1973. Presidenti duhet lavdëruar për këtë”.

Zoti Trump vazhdon të jetë popullor tek baza e tij, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të frenuar një valë fitoresh të demokratëve në nëntor.

Tags: anketaBiee ulëtKalimbeshtetjeTrump

TË LIDHURA

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre
Bota

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

12:47 | 04/06/2025
Analizë/ Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Analizë

Analizë/ Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

09:06 | 04/06/2025
Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”
Bota

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”

09:02 | 04/06/2025
Next Post
I hoqën titullin kampion bote, McGregor: Do jem pas jush si hije

Ja çfarë do të bëjë McGregor nëse humb ‘luftën’ me rusin

Uashingtoni bllokon prona ruse, vlera e tyre shkon në qindra milionë dollarë

Uashingtoni bllokon prona ruse, vlera e tyre shkon në qindra milionë dollarë

Interi me probleme, Wanda ndez “San Siron” me foto hot

Interi me probleme, Wanda ndez “San Siron” me foto hot

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

by mirseda
13:06 | 04/06/2025
0

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan...

Gjermani–Portugali, përplasje ‘titanësh’ në një atmosferë të zjarrtë (21:00)

Gjermani–Portugali, përplasje ‘titanësh’ në një atmosferë të zjarrtë (21:00)

12:48 | 04/06/2025
Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

12:47 | 04/06/2025
Shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari

Shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari

12:18 | 04/06/2025
Berisha takon eurodeputetin Kols

Berisha takon eurodeputetin Kols

11:58 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com