Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trondit bashkëshorti i gjyqtares së ndjerë: 14 shkurtin do e festonte me një shoqe. Ja çfarë më tha

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Trondit bashkëshorti i gjyqtares së ndjerë: 14 shkurtin do e festonte me një shoqe. Ja çfarë më tha

Një rrëfim të detajuar ka dhënë Fadil Kasemi, burri që vrau bashkëshorten e tij gjyqtare. Në dëshminë e tij tronditëse, dhënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai ka pranuar se marrëdhëniet në fillim kanë qënë të mira.

Ai ka treguar detaje nga dita që ata kanë krijuar lidhje, e deri tek shpenzimet për të. Në to bën pjesë arsimimi i të ndjerës, e po kështu edhe pagimi i qirasë së prindërve të saj për 15 vite. Debati më i madh ka nisur pasi ai e kishte pyetur Fildez Hafizin se ku do e festonin 14 shkurtin. Por përgjigjja që ai kishte marrë ishte refuzuese.

“Unë jam Fadil Kasemi, i datëlindjes 4 mars 1965. Në vitet ’90-2000 kam qenë emigrant, ku kam punuar për gati 10 vjet. Në vitin 2000 erdha sërish në Shqipëri për të krijuar familje. Në këtë periudhë, nëpërmjet disa miqve të përbashkët jam njohur me të ndjerën, ku pas disa takimeve u fejuam.

Familja e së ndjerës ka qenë në gjendje ekonomike jo të mirë. Dhe bëmë fejesë të përbashkët. Më pas u martuam dhe pas saj kam ndërhyrë që të niste punë si edukatore kopshti. Pasi ajo kishte studiuar në Shkodër, në Ciklin e Ulët.

Pas disa viteve punë si edukatore, më kërkoi që të bëhej drejtoreshë. Dhe ia kam plotësuar dëshirën, që nëpërmjet miqësive dhe mundësive ekonomike që kisha, ta bëja drejtoreshë në Kopshtin Nr. 24 në kryeqytet.

Më pas, e ndjera më kërkoi që të kishte prindërit afër, me pretendimin se ishin vetëm. Pa hezitim ia plotësova dëshirën, duke i marrë një shtëpi me qira. Dhe me shpenzimet e mia ua mobilova banesën. Qiranë e shtëpisë e kam paguar gjithmonë unë. Dua të shtoj se gjatë kohës kur ka punuar në kopsht, ajo nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, duke i mbajtur të gjitha për përdorim vetjak.

Paguante vetëm 100 euro në muaj në bankë për fëmijët”, ka rrëfyer Kasemi. Më tej, ai ka treguar se për shkak se nga ekonomia ishte mirë, sepse merrej me tregti, e ka ndihmuar dhe ka kontribuar financiarisht për Fildez Hafizin, për ta shkolluar në degën e Juridikut.

“Pasi e bëra drejtoreshë në kopsht, më kërkoi për të vazhduar si shkollë të dytë Juridikun. E pranova, duke e regjistruar në një universitet privat. Pasi mbaroi shkollën, më kërkoi që ta regjistroja për Magjistraturë, dhe ta fitonte konkursin. Gjë e cila ndodhi, duke e financuar edhe pse jo në një mënyrë të ndershme.

Deri para Magjistraturës marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja. Më mbyllte telefonin, më thoshte se nuk i doja fëmijët. Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime, dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vete. U kam paguar qiranë për 15 vite dhe asnjëherë s’jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën.

Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë. Më tha që do dal me një shoqe, se më ka blerë një shall. Unë nuk e kuptova këtë gjë, dhe madje i fola rëndë. I thashë mos është lesbike shoqja? Nuk kemi debatuar deri sa po afronte ditëlindja ime më 4 mars. Ku ajo më tha se do të largohej te babai dhe se kështu nuk shtyhej. Ajo i kishte përgatitur të gjitha. Kishte marrë një person dhe po merrte rrobat e saj. Kur jam përballur me të, më tha katër shprehje, që dy i kuptova dhe dy jo…”, ka thënë Kasemi. Ai më pas ka kërkuar që rrëfimi të vijonte me dyer të mbyllura, për shkak të cënimit të privatësisë së të ndjerës.

 

Tags: Fadil Kasemifildez hafizi

TË LIDHURA

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
E bujshme/Meta nxjerr vrer për Tahirin. U bë ministër falë Ramës, unë s’dua ta shoh me sy

E bujshme/Meta nxjerr vrer për Tahirin. U bë ministër falë Ramës, unë s’dua ta shoh me sy

Fjolla Morina lë nam gjatë emisionit. Risjell këngën e Parashqevi Simakut, por nuk e njeh kush është 

Fjolla Morina lë nam gjatë emisionit. Risjell këngën e Parashqevi Simakut, por nuk e njeh kush është 

Meta është takuar me Tom Doshin në Firence? Zbardhen detajet

Meta është takuar me Tom Doshin në Firence? Zbardhen detajet







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com