Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tregti droge mes shqiptarëve e serbëve të veriut, jepen 54 vite burg

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tregti droge mes shqiptarëve e serbëve të veriut, jepen 54 vite burg

Gjykata e Mitrovicës ka shpallur aktgjykimin në rastin ku të akuzuar janë 12 persona për krim të organizuar si dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues Burim Ademi, të akuzuarit janë dënuar me burg dhe me gjobë.

Muhamet Manxhollit, i akuzuar për veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Gjykata i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë vitesh dhe dënim me gjobë prej 2.000 euro.

Manxhollit Gjykata i ka shqiptuar edhe dënim plotësues, me të cilin ka konfiskuar automjetin si dhe të gjitha armët.

Me nga 7 vite e gjashtë muaj burgim dhe nga 2.000 euro dënim me gjobë janë dënuar të akuzuarit Hajdin Hoxha, Fehmi Veseli, Avni Mehana, Nehat Haliti, Bajram Rexhepi dhe Ibrahim Miftari.

Ata janë shpallur fajtorë për veprat penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Menjëherë pas shpalljes se aktgjykimit Gjykata kishte marrë aktvendim të veçantë duke iu caktuar masën e paraburgimit të pandehurve të lartcekur, kurse Hajdin Hoxhës, Bajram Rexhepit dhe Ibrahim Miftarit u ishin konfiskuar automjetet.

Gjyqtari Burim Ademi gjithashtu kishte bërë të ditur se periudha e kaluar në paraburgim, përkatësisht në masën e arrestit shtëpiak, do t’u llogaritet në dënim secilit të akuzuar.

Ndërsa Fehmi Smakiqin, i cili akuzohej se bashku me të lartcekurit për veprat e njëjta penale, Gjykata e ka liruar nga aktakuza për shkak se nuk ka gjetur prova për fajësinë e tij.

Për të akuzuarin Florim Zeneli pas rikualifikimit të veprës penale, Gjykata e ka shpallur fajtor për veprën penale – kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe e ka dënuar në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj burgim. Të njëjtit i janë konfiskuar bimët e mbjella të substancave narkotike.

Kurse të akuzuarit Tafil Zeqiri dhe Tahir Tahiri janë shpallur fajtorë e janë dënuar me dënim me kusht për veprën penale – tregtia e ndaluar.

Tafil Zeqirit Gjykata i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej një viti burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej dy viteve, ndërsa ndaj të akuzuarit Tahir Tahiri, Gjykata ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej dy viteve burgim, i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej tre viteve.

Për këtë rast gjithashtu janë konfiskuar edhe substancat narkotike në sasi prej 23.277.7 kg.

Muhamet Manxholli, Hajdin Hoxha, Avni Mehana, Nehat Haliti, Fehmi Veseli, Bajram Rexhepi, Florim Zeneli, Fehmi Smakiqi, Jovan Jovanoviq, Ibrahim Miftari, Tafil Zeqiri, Tahir Zeqiri akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se kanë kryer veprën penale – pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar.

Gjykata e Mitrovicës e ka shpallur aktgjykimin më 8 janar 2019.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se nga dhjetori i vitit 2013 deri në prill të vitit 2014, personat e lartëcekur, duke vepruar si grup i organizuar dhe në bashkëpunim më të dyshuarin Lutfi Peca dhe një person tjetër të quajtur Faik, të dy nga Kukësi i Shqipërisë, kanë poseduar, blerë e shitur substanca narkotike të llojit marihuanë.
Kurse, pas një kontrolli policor të bërë në dhjetor të vitit 2013 në veturën “GOLF 2” pronë e të pandehurit Ibrahim Miftari, i cili njëkohësisht kishte qenë edhe duke e drejtuar atë ishte gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 9 kilogramë e 993.7 gramë.

Sipas akuzës në veturën e të pandehurit Ibrahim Miftari kishte qenë edhe i pandehuri tjetër Nehat Haliti.

Sasinë e narkotikut të gjetur në veturë e kishte blerë Muhamet Manxholli nga i pandehuri tjetër Avni Mehana.

Manxholli ishte zënë në të njëjtën kohë dhe vend me veturën e tij SUZUKI duke përcjellë veturën GOLF II në të cilën edhe kishte qenë i vendosur narkotiku.

Ndërsa në shkurt të vitit 2014, po ashtu gjatë një kontrolle të Policisë së Kosovës në rrugën magjistrale Mitrovicë-Ulqin, në afërsi të fshatit Koshtovë të Mitrovicës, në veturën e të pandehurit Hajdin Hoxha dhe me të kishte qenë edhe i pandehuri tjetër Fehmi Veseli, ishin gjetur dhe sekuestruar narkotikë të llojit marihuanë në sasi 4kg e 0.84gr.

Gjithashtu, sasi e narkotikut të po të njëjtit lloj, por në sasi prej 9kg e 200gr., ishte gjetur edhe pas kontrollit në veturën e të pandehurit Bajram Rexhepi në veri të Mitrovicës.

“Gjithë kjo sasi e narkotikut ishte blerë me qëllim të shitjes nga i dyshuari Lutfi Peca nga Kukësi i Shqipërisë, i cili dyshohet se është organizator dhe udhëheqës i këtij grupi kriminal”, thuhet në aktakuzë.

I pandehuri Muhamet Manxholli gjithashtu në nëntor të vitit 2013 në qytetin e Mitrovicës së bashku me të pandehurin Fehmi Smakiqi kishin marrë nga i pandehuri tjetër në këtë rast Florim Zeneli, një sasi prej 3.5 kilogramë si kundërvlerë të një veture të tipit Audi, të cilën e kishte në shfrytëzim i pandehuri Muhamet Manxholli.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Jovan Jovanoviq për të cilin është veçuar procedura nga ana e gjyqtarit të rastit Burim Ademi, pasi që i njëjti kishte munguar disa herë në gjykim dhe nuk ishte arritur të sigurohej prezenca e tij. /kallxo.com

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Zbardhet plani/Rama projekt me Thaçin për Shqipërinë e Madhe. Ja pse futi në lojë Cakajn

Zbardhet plani/Rama projekt me Thaçin për Shqipërinë e Madhe. Ja pse futi në lojë Cakajn

Baza strategjike e Pashalimanit, pa kamera sigurie

Baza strategjike e Pashalimanit, pa kamera sigurie

Tërmet në Itali, mbyllen shkollat në Ravenna

Tërmet në Itali, mbyllen shkollat në Ravenna







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com