Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Tre klanet që luftojnë për fronin e Gruevskit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Tre klanet që luftojnë për fronin e Gruevskit

Pas deklaratës së kreu të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, se së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit, grupime të ndryshme brenda kësaj partie kanë nisur të mobilizohen për të rrëmbyer këtë post.

Mendohet se deri më tani janë tre klane kryesore brenda kësaj partie në përpjekje për të marrë postin e Gruevskit, si më poshtë:

I pari është Nikolla Poposki, i cili mendohet se gëzon mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, një pjesë të shqiptarëve dhe intelektualëve.

Hristijan Mickovski është kandidati tjetër nga grupi i dytë, i cili ka mbështetjen e vetë Gruevskit dhe të afërmve të tij, por i mungon mbështetja e bazës së partisë dhe e faktorit ndërkombëtar.

Kandidatë të mundshëm në grupin e tretë janë tre emra: Antonio Milloshovski, Vllatko Gjorçev dhe Ilija Dimovski, të cilët kanë mbështetje nga baza.

Gjorçev ka nën kontroll terrenin politik të Maqedonisë Lindore, ndërsa Milloshovski në njësinë zgjedhore numër 5, duke përfshirë Kërçovën dhe Manastirin.

Kostadin Bogdanov thotë në një prononcim për Tv 21 thotë se do ta kishin përkrahur si kandidat për kryetar partie Nikolla Popovskin apo Antonio Milloshovskin, me kusht nëse do t’i pranonin kërkesat e tyre për ndryshim të statutit të partisë. Por të njëjtën përkrahje nuk do ta jepnin për sekretarin gjeneral të kësaj partie Hristian Mickovski pasi, sipas tyre, ai është një ndër fajtorët kryesorë për humbjen e 150 mijë votave në zgjedhjet e fundit lokale.

“Janë të nevojshëm njerëz të rinj nga niveli lokal deri te ai qendror. D.m.th udhëheqësi e re, para së gjithash ajo udhëheqësi duhet të jetë e aftë të mund t’i kthejë të gjithë ato 150 mijë vota dhe anëtarët dhe simpatizantët të cilët u larguan në këto zgjedhje për shkak të udhëheqësisë së vjetër. Ashtu që ai person apo ata njerëz duhet të jenë kredibil edhe te anëtarët edhe te opinioni më gjerë, te faktori ndërkombëtar, te faktori shqiptar që t’i ndërtojnë përsëri ato ura që i kishte VMRO-DPMNE më parë të cilat tani për fat të keq janë të rrënuara”, tha Kostantin Bogdanov, reformator i VMRO-DPMNE-së.

Profesori universitar, Jove Kekenovski vlerëson se prej kohësh është dashur të reformohet VMRO-DPMNE dhe që Gruevski të shkarkohej nga posti i kryetarit të partisë. Sipas tij, kurrsesi nuk duhet të lejohet që në krye të partisë të vijë një person i cili ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Gruevskit.

“Duhet që anëtarët dhe simpatizantët të kenë kujdes që ai person të cilin do ta zgjedhin mos të jetë ndonjë person i cili ka qenë pjesë e shkatërrimit të partisë dhe të mos jetë person i cili ka qenë bashkëpunëtor i Gruevskit në veprat të cilat ai i ka bërë. Kjo gjë duhet të bëhet nëpërmes një procesi demokratik që do të mundësojë që të ndodhë pastrimi i partisë prej nivelit më të ulët deri tek niveli më I lartë I partisë, ku vetë anëtarët do ti zgjedhin kandidatët e tyre për kongresin e ardhshëm”, u shpreh Kekenovski.

Televizioni 21 kontaktoi edhe tre kandidatët e mundshëm duke i pyetur nëse do të kandidohen për kryetar partie, por për momentin nuk donin të komentojnë.

Ndërkohë, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nuk dëshiroi të komentojë paralajmërimin për dorëheqjen e Gruevskit. Ai tha se nuk ndërhyn në punën e brendshme të partisë së tyre.

Dy ditë më parë kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pas 15 viteve paralajmëroi dorëheqje nga posti i liderit të partisë. Sipas të gjitha gjasave, nesër pritet të mblidhet komiteti qendror i partisë, ku një ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohet, është edhe dorëheqja e kreut të VMRO-DPMNE-së.

Tags: froniGruevskiluftojnëmaqedonitre klanet

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Facebook hap 800 vende të reja pune

Facebook hap 800 vende të reja pune

Basha “hije e zezë” për Ramën, e “shoqëron” edhe në Bruksel

Basha “hije e zezë” për Ramën, e “shoqëron” edhe në Bruksel

Serbia kundër Interpol: Fati i Haradinajt në “dorën” tonë

Serbia kundër Interpol: Fati i Haradinajt në “dorën” tonë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com