Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Transporti urban/Operatorët: S’mund ta nxjerrë nga kriza sektorin

4 vjet ago
in Shqipëria
Transporti urban/Operatorët: S’mund ta nxjerrë nga kriza sektorin

Paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës do të mbështesë me fondin 5 mln USD sektorin e transportit. Fondi do të përdoret për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe pohoi më herët se fondi do të shpërndahet direkt çdo muaj për subjektet e transportit nga tatimet.

Për shkak të krizës në të cilën gjendet sektori i transportit urban ku përveç shtimit të kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës po vuan edhe reduktimin e numrit të pasagjerëve, nga operatorët është përsëritur vazhdimisht miratimi i kërkesave fiskale. Drejtori i transportit urban për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë Kostandin Foni pohon se shpërndarja e fondit do të jetë lehtësi për operimin e operatorëve, por për nxjerrjen e tyre nga kriza nevojitet marrja e masave fiskale.

“Ende nuk është e qartë metodologjia se si do të shpërndahet ky fond dhe se si do të llogariten shpenzimet e operatorëve për naftën. Do të llogaritet bazuar mbi shpenzimet mesatare të deklaruara të vitit të kaluar, të muajit të mëparshëm, apo akti normativ do të ketë fuqi prapavepruese. Shpërndarja e fondit të kompensimit është pozitive, pasi kompensimi, nëse do të miratohet 100 lekë/litër do të ndikojë në rritjen e shërbimit. Theksojmë se aktualisht shumë operatorë kanë reduktuar 50-55% numrin e autobusëve, pasi nuk arrijnë të përballojnë çmimin e naftës. Por fondi është tranzitor, nuk mund të nxjerrë nga kriza sektorin. Për këtë arsye për të pasur aktivitet të qëndrueshëm, që operatorët mos dalin çdo 3 muaj me kërkesa, duhet të miratohen kërkesat fiskale”, pohon z. Foni.

Kërkesat e operatorëve janë të njëjta me ato të kërkuara në nisje të pandemisë për të zbutur efektet nga rënia e numrit të pasagjerëve. Edhe tani që po vuajmë rritjen e shpenzimeve nga shtrenjtimi i naftës Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon rimbursimin e TVSH-së në shitje, heqjen e akcizës të naftës 37 lekë/litër; heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas.

Këtë javë për operatorët e transportit nisi disbursimi i fondit prej 1 mln euro për të kompensuar rënien 55% të numrit të udhëtarëve për 11 operatorët e transportit urban në Tiranë. Kësti i parë shpërndahet me 2 muaj vonesë, pasi pritej të niste që në muajin janar. Shpërndarja e kompensimit do të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/muaj për çdo operator. Vendimi për shpërndarjen e fondit u miratua nga Bashkia e Tiranës në dhjetor të 2021./Monitor

Tags: blendi gonxheOperatorëttransporti urban

TË LIDHURA

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA
Politikë

Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

20:44 | 10/12/2025
Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA
Aktualitet

Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA

19:46 | 10/12/2025
Next Post
“Pavarësisht sanksioneve, Putin është ende i hapur për të folur me Biden”

"Pavarësisht sanksioneve, Putin është ende i hapur për të folur me Biden"

Çuçi pret ambasadorin e Ukrainës: 351 shtetas me mbrojtje të përkohshme

Çuçi pret ambasadorin e Ukrainës: 351 shtetas me mbrojtje të përkohshme

Alarm në Durrës, ngordhin 500 mijë pula. Ja për çfarë dyshohet

Alarm në Durrës, ngordhin 500 mijë pula. Ja për çfarë dyshohet







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com