Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Transformimi i Mourinhos nga “Special One” në “Little man”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Transformimi i Mourinhos nga “Special One” në “Little man”

Jose Mourinho nga viti 2004 kishte marrë nofkën “Special One”, por kjo tashmë i është ndërruar nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili e quajti “Little man”, për shkak të sjelljeve të tij të ulëta. Mourinho njihet për karakterin e tij shpërthyes dhe për raportet jo të mira që ka me rivalët e tij, kryesisht trajnerët. Deklaratat e tij janë të forta dhe ka arritur deri në pikën që gati të ngrenë duart në fushë me kundërshtarët, ku kujtojmë rastin me arsen Wenger, apo së fundmi me Antonio Conten. Më poshtë janë 10 deklaratat më të forta që ka bërë “The Special One”, që ka trazuar opinionin publik.

1.Specialist në dështime

“Arsene Wenger është specialist në dështime. Nëse do ta bëja në Chelsea, tetë vite pa trofe, do të largohesha dhe nuk do të kthehesha më kurrë”, ju kishte përgjigjur Mourinho trajnerit francez, kur ky i fundit kishte thënë se portugezi i këqyr vetëm punët e huaja.

2.Mësojeni gjuhën

“ Ranieri? Besoj se ai ka të drejtë kur thotë se unë jam shumë kërkues nga vetja dhe më duhet të fitoj tituj për të qenë i sigurt se kush jam. Kjo është arsye pse kam fituar aq shumë tituj. Ranieri në anën tjetër e ka mentalitetin e dikujt që nuk dëshiron të fitojë. Ai është gati 70 vjeçar dhe ka fituar Superkupën dhe disa tituj tjerë të vegjël dhe është shumë i vjetër për të ndryshuar mentalitetin. Ai është i vjetër dhe nuk ka fituar asgjë. Ranieri ka qenë në Angli për pesë vite dhe ende ka vështirësi të thotë mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma”, iu përgjigj Mourinho italianit, kur ky i fundit kishte thënë se “Unë nuk jam si Mourinho, nuk më duhet të fitojë tituj për t’u bindur se kush jam”.

3.Shumë Inter-esante

“Mendova se do të më falënderonte për titullin që ia dhurova. Pyetni të gjithë tifozët e Interit çfarë mendojnë për mua e çfarë për atë”, tha Mourinho për Rafa Benitez, pasi ky kishte fituar Kupën e Botës për Klube.

4-Guardiola

“Guardiola është trajner fantastik, por unë i kam fituar dy Liga të Kampionëve. Ai ka fituar vetëm një Ligë të Kampionëve dhe kjo do të më kishte turpëruar. Do të më vinte turp ta fitoja me skandalin e Stamford Bridge dhe nëse e fiton edhe këtë sezon, atëherë do ta fitojë me skandalin e Santiago Bernabeut. Shpresoj se një ditë Guardiola do ta ketë mundësinë ta fitojë Ligën e Kampionëve, në mënyrë brilante, të pastër dhe pa skandale”, kishte thënë portugezi pas humbjes 2:0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, ku ishte përjashtuar me të kuq Pepe.

5.Ronaldo i vërtetë

“Ish trajner për herë të parë në vitin 2000, por para asaj isha asistent në klube të mëdha me trajner të mëdhenj dhe duke drejtuar lojtarët më të mirë në botë. Kështu, isha 30 dhe isha duke mësuar Ronaldon, jo këtë (Cristianon), por atë të vërtetin, Ronaldon brazilian”, kishte thënë Mourinho në vitin 2013.

6.Messi aktor

“Si i thonë simulimit në gjuhën katalone? A mund të suspendohet Mesi për aktrim? Barcelona është qytet kulturor dhe ka teatro të mëdhenj dhe ky djalosh ka mëshuar shumë mirë. Ai ka mësuar të luaj dhe aktrojë”, ishte shprehur Mourinho në vitin 2006, pasi Messi kishte nxjerrë një karton të kuq për skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve, duke e eliminuar Chelsean.

7.Simulimet

“Nuk jam më trajner i Chelseat dhe nuk kam nevojë të mbroj askënd, por është e drejtë të them se Drogba është simulues. Drogba, Ronaldo, Torres dhe Van Persie janë simulues. Kush simulon më shumë? Ai që ka fituar më shumë penallti në vitet e fundit. Por, futbolli anglez është ai që i kritikon më shumë”.

8.Misteri Monaco

“Unë nuk e di kush është Pietro Lo Monaco. Me emrin Monaco kam dëgjuar vetëm për Bayern Monaco (Munich) dhe Monaco GP, Tibetian Monaco dhe Principatën e Monacos. Nuk kam dëgjuar kurrë për dike tjetër”.

9.Conte

“Preferoj të sillem ashtu siç po e bëj. Shumë më i matur, më mirë për skuadrën dhe për mua. Nuk mendoj se duhet të silleni si i çmendur në vijën e fundit me gjithë atë pasion. Atë pasion duhet ta keni çdo ditë, në mënyrën se si i përkushtoheni punës tuaj, e jo vetëm në sy të kamerave”, kishte thënë Mourinho për sjelljet e Antonio Contes gjatë golave që shënojnë lojtarët e tij.

10.Lopa e Shenjtë

“Ju mundeni po ashtu të vendosni një lopë në mes të fushës. Pastaj do të ndërpritej ndeshja sepse aty është një lopë. Nuk keni çfarë të bëni në futboll. Ju duhet të mbroheni me 10 lojtarë, i vendosni 10 në vijën e portës, parkoni autobusin, por futbolli ka nevojë për top”, kishte thënë Mourinho pas humbjes 2:1 nga Newcastle në vitin 2014. TIRANA TODAY

Tags: “LittlemanMourinhosOne”:specialTransformimi

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Helmoi rivalin, 8 vite pezullim për japonezin

Helmoi rivalin, 8 vite pezullim për japonezin

Trump, ligjvënësve: Dëboni emigrantët

Trump, ligjvënësve: Dëboni emigrantët

L’Espresso: Edi Rama, ky kryeministër anormal midis BE-së dhe Turqisë

L’Espresso: Edi Rama, ky kryeministër anormal midis BE-së dhe Turqisë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve
Aktualitet

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

by mirseda
11:54 | 25/02/2026
0

Partia Socialiste mbledh nesër Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën...

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

11:43 | 25/02/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

10:58 | 25/02/2026
E rëndë! Doli para makinës për të marrë para, humb jetën tragjikisht

E rëndë! Doli para makinës për të marrë para, humb jetën tragjikisht

10:52 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com